Ish-Miss Kosova mes lotësh rrëfen për dhunën dhe torturat ndër vite nga ish bashkëshorti, publikon fotografitë si dëshmi

Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja Drenusha Latifi, ka rrëfyer për dhunën sistematike nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin ishte e martuar për dhjetë vite.

Latifi ka thënë se ish-bashkëshorti i saj me të cilin tani janë në proces gjyqësor duhet të marrë dënim për të gjitha torturat që ia ka bërë. Ajo ka publikuar edhe fotografi të dhunës së ushtruar ndër vite nga ish bashkëshorti.

“Ka qenë shumë e rëndë për mu, kur e kam pa një dhunues qa lehtë që folë për diçka që e ka bë dhe e mohon, kjo është tepër e vështirë. Unë nuk besoj që një femër mundet me u nda prej dikujt veç pse ka qef. Unë e kam pasë shumë të vështirë me folë për këtë temë, për qata nuk kam shku edhe në polici. Qaty ka qenë gabimi jem më i madhi që e kam ba. Nuk e kam denoncu. Një natë para ditëlindjes së vajzës, kemi qenë në Sarandë, një mëngjes ka hy në dhomë dhe ka filluar të më grushtojë. E ka pasur edhe nga substancat narkotike të cilat i ka përdorë dhe alkooli në shumicën e rasteve.”, ka thënë ajo në emisionin Kosova Today.

Latifi ka thënë se dhuna ndaj saj ka nisur në vitin e tretë të martesës, një vit pas lindjes së vajzës. Ajo ka përmendur edhe problemet dhe borxhet e mëdha financiare në Suedi të ish bashkëshortit, për të cilat thotë se edhe ka ikur nga Suedia.

“Gjykata i ka të gjitha fotografitë. Unë i kam dëshmitë. Shenjat heken, unë nuk kam mo shenja, por ajo çka ka mbetë brenda meje nuk mundet me u largu asnjëherë. Nuk kam lindë unë me më rreh një burrë e as nuk e pranoj atë gjë. Kërkush nuk ka të drejtë me çu dorë ndaj askuj. Ajo çka ka ndodhë vitin e fundit, i kam dhënë shanca të ndryshme duke u arsyetu se nuk ka qenë mirë. Dhe vjen një moment kur vendos me u nda dhe ai vazhdon me kërcënime të njëpasnjëshme e fyerje. Unë kam pësu dhunë edhe në praninë e nënës time, para saj më ka rrehë. Ka pasë momente kur më ka shti në banjo për mos me më pa fëmija dhe ka ushtru dhunë.

Ai ka pasë probleme shumë të mëdha financiare në Suedi dhe është mundu përmes meje me përfitu nga kredi të ndryshme. Unë nuk kom pranu dhe jam dhunu. Ai ka ikë nga Suedia për shkak të borxheve që i ka pasë dhe unë jam detyru me ikë për shkak të kërcënimeve nda personave që i kishte borxh.

Tri vite pas martesës, një vit pas lindjes së vajzës ka nis dhuna”, ka rrëfyer ish-Miss Kosova.

Related Posts

Itali/ Dy shqiptarë futen për të vjedhur në banesë, pronari italian plagos njërin prej tyre

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur në Bergamo në Itali, pasi është qëlluar me armë zjarri nga pronari i një shtëpie në të cilën 26-vjeçari…

A është dakort familja e Romeos për lidhjen me Heidin? Veprimi i Bora Zemanit i vë “vulën”

Gjatë qëndrimit në shtëpi Heidi ka patur mundësinë të takojë dy prindërit e Romeos madje dhe kunatën e tij, Bora Zemanin. Gjatë një sfide të dhënë nga…

A e keni ditur se kjo fermere në “Ferma VIP” është nusja e djalit të Valbona Selimllarit?

Suprizat e fermerëve në Ferma Vip, janë të përditshme. Nuk ka munguar as ajo për Glorian, fermeren më të re në moshë të Fermës, që ka marrë…

“Zhvishu na kënaq pak sytë!”- Egla ngacmon Meritonin

Teksa qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë, Egla ka ‘ngacmuar’ Meritonin ditën e sotme. Banorja i është drejtuar duke i thënë: ‘Zhvishu na kënaq pak sytë…

Me një foto me bikini, ja çfarë bën Semi Jaupaj

Semi Jaupaj ka publikuar një foto hot me bikini teksa ndodhet në bregdet. Në foto ajo ka shkruar se mezi po e pret të vijë sezoni veror,…

Sara bën veprimin që nuk pritet, duke i mbyllur gojën të gjithëve

Sara Hoxha, e ftuar në “Kurthin e Piter Panit”, tha se është duke fshirë një tatuazh që ka nistoren “L”. Edhe pse (me ose pa qëllim, duke marrë parasysh…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *