Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury- BBC me lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, performoi në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival.

Artistja me prejardhje nga Kosova, ishte këngëtarja e natës e këtij festivali dhe performoi para 100 mijë njerëzve.

BBC shkruan se ylli i popit ngjiti skenën me një performancë ambicioze dhe dinamike.

Ajo doli në skenën e famshme të Piramidës pas orës 22:00, duke e hapur paraqitjen e saj me një seri të përsosur të këngëve prej pesë këngësh: Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating.

Mediumi britanik gjithashtu lavdëroi koreografitë e saj, të cilat thotë se lanë njerëzit pa frymë dhe ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natës.

Dua Lipa përmbylli performancën me këngën hit “Houdini”.

Gjatë skenës ajo vazhdimisht tha se e kishte manifestuar pikërisht momentin kur do të performonte në Glastonbury duke theksuar gjithashtu se kishte ëndërruar që të ishte artistja kryesore e këtij festivali edhe përpara se të regjistronte albumin e saj të parë.

“E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i thoshte ajo turmës.

Dua Lipa është një artiste që ka shkruar histori për shqiptarët, dhe është shqiptarja e parë që ka fituar çmime Grammy.

Related Posts

Blerando nxjerr këngën ‘Katile 5.0’ – në klip shfaqet ish-banorja e Big Brother VIP2

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, ka prezantuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor. “Katile 5.0” mban titullin kënga e tij e…

Zvicra në panik, Granit Xhaka në dyshim për ndeshjen ndaj Anglisë në çerekfinale

Kombëtarja e Zvicrës ka marrë një lajm të keq disa ditë para ndeshjes ndaj Anglisë në kuadër të çerekfinaleve të Euro 2024. Ekipi i Murat Yakin ka…

Gërvalla i kthehet zanatit të vjetër, ia huq emrin Kadaresë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla si duket iu ka kthyer zanatit të vjetër pasi sonte ia ka huq emrin shkrimtarit Ismail Kadaresë, i cili vdiq…

“Dashuroj gjithçka që jemi ne” – Heidi Baci i thur poezi Romeo Veshajt

Dy ish konkurentët e Big Brother Vip Albania, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj po vazhdojnë të shijojnë në maksimum romancen e tyre. Çifti, ndodhen aktualisht në pushime…

Kiara nuk e kursen as gjyshen e sëmurë, ja çfarë bënë

Kiara Tito dikur është njohur si një nga vajzat e kursyera të ekranit, por jo më. Sot, Kiara mund të nxjerrë çdo gjë në publik, pa dro,…

Pak kohë para lindjes, Mikela bën një veprim që mund të këtë pasoja për foshnjën e saj

Mikela Pupa po i shijon ditet e ëmbla të pritjes së ëmbël. Ajo shihet me shoqërinë e saj derisa po hanë drekë. Nuk mungon as alkooli pranë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *