Zvicra në panik, Granit Xhaka në dyshim për ndeshjen ndaj Anglisë në çerekfinale

Kombëtarja e Zvicrës ka marrë një lajm të keq disa ditë para ndeshjes ndaj Anglisë në kuadër të çerekfinaleve të Euro 2024.

Ekipi i Murat Yakin ka qenë një ndër befasitë më të këndshme të kësaj gare në Gjermani, teksa tashmë e kanë siguruar kualifikimin në mesin e tetë kombëtareve më të mira pas fitores ndaj Italisë të shtunën.

Remo Freuler dhe Ruben Vargas shënuan për t’i dhënë ‘Helvetikëve’ fitoren e merituar në “Olympic Stadium” të Berlinit duke vazhduar kështu serinë impresive të rezultateve.

Por, tek Zvicrat tashmë po përballen me një shqetësim të madh, pasi kapiteni Granit Xhaka është në dyshim për ndeshjen ndaj Anglisë.

Mesfushori shqiptar i cili ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të kësaj gare, ka zbuluar se po përballet me një lëndim muskulor i cili bëri që ai të humbasë seancën stërvitore të enjten.

Ish-lojtari i Arsenalit këtë problem e ndjeu sërish në fazën e fundit të ndeshjes ndaj Italisë, por po shpreson që të jetë i gatshëm plotësisht për Anglinë.

“Ne i praktikuam penalltitë para ndeshjes me Italinë. Në gjuajtjen time të parë ndjeva diçka në këmbën time”, ka thënë Xhaka fillimisht.

“Kjo është arsyeja pse nuk u paraqita në stërvitje të enjten. Të premten në seancën e fundit stërvitore gjithçka ishte mirë përsëri”.

“Por gjatë ndeshjes unë e ndjeva atë sërish pas 15 minutave. Fatmirësisht ne kemi një staf mjekësor shumë të mirë të cilët më dhanë diçka për të. Unë isha në gjendje pastaj të luajë gjithë ndeshjen, që ishte e rëndësishme për mua”.

“Ne do të bëjmë disa teste të hënën për të parë saktësisht se çfarë është, por unë kam shtatë ditë tani për t’u rikuperuar plotësisht”, përfundoi Xhaka.

Related Posts

Pas intervistës së bujshme me Bleron, Afrona Dika bën këtë paralajmërim

Blogerja shqiptare, Afrona Dika, bëri bujë të madhe gjatë këtyre ditëve pas publikimit të intervistës me ish-bashkëshortin e saj, Blero Muharremin. Në këtë intervistë, ata folën për…

Djali i Meritonit në Prishtinë, ndërkaq ai në krahët e Ilnisës duke bërë skena (Foto)

Meriton Mjekiqi ndodhet aktualisht për pushime me Ilnisa Agollin. Dy ish kandidatët e Big Brother Vip Albania po shijojnë romancen e tyre, Meritoni pati thënë se me…

Podujevë; Ndërron jetë invalidi i luftës, ish-ushtari i UÇK-së, Ismet Gashi

Ka ndërruar jetë invalidi i luftës së fundit, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit, Ismet Gashi, shkruan Llapi.info. Varrimi i tij do…

Kamerierja mori bakshish prej 3000 eurove – por, lumturia nuk i zgjati shumë

Kjo është historia e pazakontë e kamerieres, Mariana Lambert nga Pensilvania. Gjithçka nisi kur ajo i shërbeu mysafirit, Eric Smith në një restorant, i cili i la…

Një dasmë së shpejti mes Heidit dhe Romeos? Ish-banorja e BBV: Kemi takuar familjarët, propozimi…

Heidi Baci zbuloi se pret një propozim nga Romeo në mënyrë që të realizojnë dasmën e tyre. Çifti, i cili u njoh brenda shtëpisë së Big Brother…

Fifi me dedikim të bukur për burrin e saj: Më fal që nuk jam gruaja…

Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, prej pak vitesh po shijon një romancë dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushin. Me rastin e ditëlindjes së…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *