Komentet absurde në mediat e Beogradit për ndeshjen Shqipëri – Kroaci: U bënë bashkë për t’i zhdukur serbët

Kroacia e Shqipëria u përballën në një ndeshje të zjarrtë në qytetin e Hamburgut, në “Volksparkstadion”, në kuadër të Euro2024.

Ndeshja përfundoi me shifrat 2-2, e cila pati një fund dramatik, me Shqipërinë që barazoi rezultatin në minutën e 95-të të ndeshjes me anë të Klaus Gjasulës.

Golin e parë për Shqipërinë e shënoi Qazim Laçi, derisa për Kroacinë golin e gjetën Kramaric, dhe Gjasula, i cili shënoi autogol.

Mirëpo, pas krejt kësaj ngjarje, mediat serbe nuk i lanë anash as paraqitjet e dy tifozërive në tribuna, shqiptarëve dhe kroatëve.

Mediumi serb “Novosti” shkruajti:  “Vetëm ata që nuk kanë njerëzi, nuk reagojnë për skandalet që ndodhën nga tifozërt, brenda dhe jashtë stadiumit”.

“Padyshim, kishte njerëz normal në tribuna, mirëpo ata ishin nën hijen e atyre tifozëve që shprehnin zemërimin ndaj serbëve dhe shtetit të Serbisë”, shkruhej në një artikull të publikuar nga “Novosti” menjëherë pas ndeshjes.

Ky medium vazhdoi më tutje, duke thënë se shqiptarët e kroatët ishin bërë bashkë për një qëllim, “zhdukjen” e serbëve.

“Kishte mijëra tifozë që shprehnin idenë e “Shqipërisë së Madhe”, një shtet imagjinar që përfshin pjesë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Në tribuna shiheshin edhe flamuj të “Ustasha”, që është një element kyç në formimin e Shtetit të Pavarur të Kroacisë, në të cilin janë vrarë shumë serbë e romë. Nuk mungonin as thirrjet për vrasjen e serbëve nga të dyja palët”, shtonte më tej mediumi serb, shkruan  Express.

Por ky nuk ishte reagimi i vetëm nga mediat serbe, pasi edhe mediumi tjetër “Kurir” doli me një artikull të ashpër pas ndeshjes, duke thënë se thirrjet në tribuna e bën të “shëmtuar” një lojë shumë të mirë në fushë.

Tutje, mediumi vazhdoi duke e ofenduar flamurin e UÇK-së dhe shprehi indinjatë rreth një tifozi me fytyrat e familjes heroike shqiptare, Jashari.

Shqipëria ndeshjen e ardhshme e luan të hënën ndaj Spanjës, teksa po ashtu në të njëjtën ditë luan edhe Kroacia ndaj Italisë.

Related Posts

Santiana nuk iu nda Luizit gjatë dasmës së Ilrianës e Adrit, dalin pamjet

Mbrëmë është organizuar një dasnë e madhe nga çifti i njohur i show bizit, Adri dhe Iliriana. Teksa po publikoheshin pamje të ndryshme nga dasma e çiftit…

Santiana falë 5 vakte namaz, ndjekësi “kapet” keq me ish- banoren e BBVK-së

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku jo rrallë herë replikon me ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të re, e që…

Azemi e Meti tregohen “dorëshlirë”, kjo është shuma që dhanë bakshish për çiftit

Ish-banorët e Big Brother Vip Kosova, Adri dhe Iliriana sonte po martohen. Pjesë e këtij eventi janë edhe Azem Gagica dhe Meti Alshiqi. Gjersa çifti po vallëzonte,…

Xhuli Nura publikon fotografi nga ambientet e Big Brother VIP Kosova: Nëna e këtij formati

Xhuli Nura ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. Ish-banorja bëri bujë të madhe gjatë kohës që ishte brenda, duke u kthyer…

Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë, ka goditur pamëshirshëm policinë e vendit, AKI-në e ushtrinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, në seancën që po diskutohet për FSK-në. Haradinaj e ka quajtur Kurtin “spiun”…

Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu, avokati: Është në gjendje të rënduar shëndetësore

Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore, ndërsa Gjykata shtyu seancën ndaj tij në 11 nëntor ora…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *