Berat Gjimshiti me mesazh për bashkëlojtarët para ndeshjes me Kroacinë

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti doli në konferencë për mediet krah trajnerit Sylvinho, në prag të ndeshjes ndaj Kroacisë, takimi i dytë i raundit të grupeve të EURO 2024 për Shqipërinë, që luhet këtë të mërkurë në orën 15:00 në “Volksparkstadion”.

Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, mbrojtësi shqiptar u shpreh se Kroacia është favorit në këtë takim, por shtoi se nuk duhen bërë gabimet që u bënë në sfidën me Italinë.

Më tej, Gjimshiti shtoi se duhet të tregohen më inteligjentë në fushën e lojës dhe kur të jetë e nevojshme të ulin ritmin e kundërshtarit.

Sa ndryshon Shqipëria nga Kroacia? “Kroacia është në rolin e favoritit. Besoj që u duk në ndeshjen kundër Italisë, kur kemi përballë kampion siç ishte Italia, çdo gabim i vogël ndikon. Ne duhet t’i përmirësojmë ato episode që të bëjmë më mirë ndaj Kroacisë.”

A keni folur me Pasalic? “Për këto momentet e fundit jo, por kur ishim në skuadër kemi bërë shaka. Ajo që më ka mbetur në mendje ishte që më tha se Kroacia nuk ka luajtur kurrë kundër Shqipërisë, besoj se do jetë bukur që do luajmë kundër dhe që do e takoj është një djalë i mirë”.

Si është gjendja psikologjike e skuadrës? “Është shumë e rëndësishme, gjendja psikologjike është më e rëndësishme se lodhja fizike. Kam folur me disa lojtarë dhe sigurisht që duhet të japësh kurajo, pasi as ne nuk kishim ato pritshmëri ndaj Italisë. Duke qenë se kam pak më shumë eksperiencë dhe më shumë vite se disa lojtarë, mundohem t’i ndihmoj disa nga lojtarët që janë më të rinj.”

Duhet të kuptojmë ritmin e lojës: “E kam thënë pas Italisë që duhet të jesh pak më shumë inteligjent në këto lloj ndeshje dhe ta ndalësh ritmin e kundërshtarit. Nuk duhet vetëm të jesh i bukur në fushë, por të jesh edhe pak i pistë dhe në fund të marrësh atë që meriton.”

Pas humbjes ndaj Spanjës, Kroacisë i duhet pikët, si mendoni se do jenë kundër Shqipërisë? “Ata humbën 3-0 ndaj Spanjës dhe patjetër që do kërkojnë të marrin pikë, Për ta nuk ishte e lehtë ndaj Spanjës ashtu si edhe për ne ndaj Italisë. Patjetër që do të jetë e vështirë, pasi nga të dyja skuadrat do kërkohet maksimumi, pastaj do ta shohim nesër si do jemi.

Related Posts

“Do të isha befasuar po të ishte ndryshe” Granit Xhaka komenton fishkëllimat dhe fyerjet që mori në Serbi

Granit Xhaka foli në konferencën për shtyp të Zvicrës para ndeshjes me Danimarkën, ku u ndal edhe te fishkëllimat dhe fyerjet që mori në Serbi.  Zvicra humbi…

Revoltohet Erjola Doçi: Unë nuk po gjejë dot partner për të kaluar jetën!

Ish- banorja e Big Brother Vip Albania, Erjola Doçi duket se ka një hall në jetën e saj. Në episodin e radhës të rubrikës “Pa Filtra” në…

Kaderi mbrëmë u pa në shoqërinë e këtij personi

Çifti i njohur Adri dhe Iliriana dashurinë e tyre e kurorëzuan me dasëm. Aty, për të celebruar ishin edhe ish- banorë tjerë të Big Brother Vip Kosova….

Tahiri paralajmëron protestë më 28 nëntor: Sheshet do të mbushen me veteranë

Shefi i grupit parlametar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se më 28 nëntor sheshet e Prishtinës do të mbushen nga veteranë kundër kësaj Qeverie “Unë jam…

Publikohen pamje të reja nga skena e BBVK: Edhe 4 ditë …

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti duket se po pret me padurim fillimin e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Kosova”. Hamiti i cili edhe do drejtojë këtë format…

“Mendoj se herën e kaluar isha unë burri”, Arbenita thumbon Feron në postimin e fundit

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, duket se ka hedhur disa kunja për ish-partnerin e saj, Feron, me të cilin ka një vajzë. Pas një periudhe të gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *