Fushata elektorale e Biden, 50 milionë dollarë reklama; theksohet dënimi i Trump

UASHINGTON – Ekipi elektoral i presidentit Joe Biden do të shpenzojë 50 milionë dollarë deri në fund të qershorit, me reklama televizive ku përfshihet dënimi për vepra penale i ish-presidentit Donald Trump. Kjo fushatë reklamash sinjalizon se presidenti demokrat do të synojë t’u kushtojë më shumë rëndësi sfidave ligjore të rivalit të tij republikan, ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit.

Ekipi elektoral i presidentit Biden tha të hënën se synon të shpalosë qartë dallimet mes dy kandidatëve, përpara debatit të tyre të parë publik që mbahet më 27 qershor në Atlanta.

Fushata përmban reklama që synojnë të fitojnë mbështetjen e votuesve afrikano-amerikanë, hispanikë dhe aziatiko-amerikanë, si dhe një vëmendje të veçantë për shpalljen fajtor të ish-presidentit Trump për 34 akuza penale në gjyqin në Nju Jork. Reklamat do të jepen në kanalet e përgjithshme televizive, ato kabllore, si dhe në platformat nëpërmjet internetit dhe atyre celulare në shtetet kryesore për betejën elektorale.

Krahas shpalljes fajtor të ish-presidentit Trump në gjyqin penal në Nju Jork, reklama e titulluar “Karakteri ka rëndësi” vë në dukje edhe se ai është shpallur fajtor për ngacmim seksual dhe mashtrim financiar në procese të tjera gjyqësore. Ish-presidenti Trump përballet me akuza të mëtejshme penale në tre procese të tjera gjyqësore, që nuk kanë gjasa të zhvillohen përpara zgjedhjeve të nëntorit.

“Në sallën e gjyqit, shohim Donald Trump-in real”, thuhet me zë përshkrues gjatë reklamës. Paraqiten në vazhdim fotografitë e ish-presidentit Trump gjatë regjistrimit në burgun e Xhorxhias, si dhe të presidentit Biden duke u përshëndetur me votuesit. “Këto zgjedhje janë mes një të dënuari për vepra penale që ka dalë vetëm për veten e tij dhe një presidenti që lufton për familjen tuaj”.

Ish-presidenti Donald Trump gjatë një aktiviteti elektoral në Detroit (15 qershor 2024)
Ish-presidenti Donald Trump gjatë një aktiviteti elektoral në Detroit (15 qershor 2024)

Presidenti Biden ka folur gjithashtu shpesh për shpalljen fajtor të ish-presidentit Trump dhe e ka kritikuar kur ai ka thënë se vendimi ka qenë i motivuar politikisht. Presidenti Biden thotë se “është e rrezikshme, e papërgjegjshme që dikush të thotë se u manipulua, vetëm sepse nuk i pëlqeu vendimi”.

Djali i presidentit Biden, Hunter Biden, u shpall fajtor në Dellauer për tre akuza penale në lidhje me blerjen e një pistolete në vitin 2018, për të cilën prokurorët thanë se gënjeu në formularët federalë duke deklaruar se nuk ishte përdorues droge. Presidenti ka thënë se do ta pranojë rezultatin dhe se “do të vazhdojë të respektojë procesin gjyqësorin ndërsa Hunter-i shqyrton mundësinë e apelimit”.

Një element qendror i strategjisë për rizgjedhje të presidentit Biden është vënia në dukje e politikave të propozuara nga ish-presidenti Trump për një mandat të dytë, duke mobilizuar kështu demokratët dhe votuesit e pavarur. Megjithatë, një fushatë reklamash që thekson dënimin e ish-presidentit Trump në një shkallë të tillë masive, sinjalizon për përpjekjet e rigjallëruara për t’i bërë çështje zgjedhore sfidat ligjore të ish-presidentit Trump – një strategji kjo për të cilën kishte nguruar deri më tani ekipi elektoral i presidentit Biden.

Presidenti Biden i shoqëruar nga zonja e parë Jill Biden dhe dy mbesat, Maisy Biden dhe Naomi Biden (16 qershor 2024)
Presidenti Biden i shoqëruar nga zonja e parë Jill Biden dhe dy mbesat, Maisy Biden dhe Naomi Biden (16 qershor 2024)

“Është një kontrast i thellë dhe që ka rëndësi të madhe për popullin amerikan”, tha zëdhënësi i fushatës elektorale të presidentit Biden, Michael Taylor. “Dhe kjo është arsyeja përse duhet të sigurohemi që çdo ditë t’u kujtojmë votuesve se Joe Biden-i po lufton për ta, ndërsa Donald Trump-i po bën një fushatë të fokusuar tek një person i vetëm: vetja e tij”.

Ish-presidenti Trump ka mohuar të ketë bërë ndonjë shkelje dhe thotë, pa ndonjë evidencë, se presidenti Biden apo zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë orkestruan për arsye politike procesin gjyqësor ndaj tij në Nju Jork. Ish-presidenti dhe aleatët e tij kanë ngritur mundësinë e kundërpërgjigjes me procese hetimore ndaj kundërshtarëve politikë kur ai të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësja e fushatës elektorale të ish-presidentit Trump, Karoline Leavitt tha se administrata e presidentit Biden “po përdor politikisht sistemin gjyqësor ndaj ish-presidentit Trump” dhe se kontrasti mes tij dhe presidentit Biden “do të jetë shumë i qartë në skenën e debatit”. /

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *