Rama: Kosovës i duhet pak fat për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Kombëtares së Kosovës i duhet fati për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian.

Tutje, ai një intervistë për Klan Kosovën, është shprehur se nëse kualifikohet Kosova e jo Shqipëria, prapë është një gjë e mirë.

“Kjo është gjëja më normale në botë dhe shyqyr që është kjo mundësi, sepse ju keni parë që ka kombëtare shumë të mëdha sesa e jona, dhe i marrin nga Brazili e nga Afrika. Ata që vijnë nga Kosova nuk janë shqiptarë të neutralizuar, janë shqiptarë”, thotë Rama

‘Po të mendosh pak më gjatë, neve nuk na del një shtet, na duhen dy shtete, kështu që i kemi dy kombëtare më mirë për ne, sepse ka vend më shumë për lojtarët për të luajtur, sepse nuk ka nevojë të bëhen drama të tilla, pse erdhi një nga Kosova për të luajtur në Shqipëri apo pse erdhi një nga Shqipëria për të luajtur me Kosovës”.

“Është pak çështje fati futbolli në fund fare, se për shembull Ancelotti fiton kupa pas kupash, por nëse pyet trajnerë të rangut të tij, ose vet atë, ai do të thotë, ‘fati’. Kështu që me pak fat mund të jemi të dy palët, por edhe mund të jetë Kosova, e të mos jemi ne”.

“Është hera e dytë që ne jemi në Evropian, e ka nga ana tjetër që ka me vjet e nuk kanë fituar asnjë gjë, e neve na duket ku e di se çfarë që po na mund Italia, ku mund të merrnim dje edhe një pikë me pak fat. Se Donnarumma thonë se është mbipeshë, dhe ajo mbipesha e kapi topin”, u shpreh Rama.

Related Posts

“E kreva dënimin si zonjë”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, dhe kësaj teme nuk i…

Lumbardhi më në fund flet për Kaderin, ja çfarë i thotë

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe u…

Haradinaj ironizon me Qeverinë për mungesën e ushqimit në FSK: I kam ende gjallë dy kuzhinierë të Brigadës 131

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar me ironi ndaj qeverisë lidhur me situatën e krijuar nga mungesa e ushqimit për Forcën…

Alaudin Hamiti tregon stilin e tij unikal në studion e Big Brother VIP!

Alaudin Hamiti, moderator i njohur dhe tani prezantues i emisionit të njohur Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një foto të re në Instagram, ku është përshkruar…

Rina Balaj ndan disa momente private me Sin Boy

Rina dhe Sin Boy festojnë dyvjetorin e lindjes. Reperja Rina Balaj dhei dashuri i saj Sin Boy, sot festojnë dyvjetorin e lidhjes së tyre. Me këtë rast…

Bebe Rexha shfaq format perfekte në plazh, provokon me foton e fundit!

Bebe Rexha, këngëtarja me famë ndërkombëtare dhe ikona e modës, ka bërë përshtypje të madhe me postimin e saj të fundit në Instagram. Me një kostum bregdetar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *