Nis muaji i Ramazanit, imami Kalaja: Besimtarët veç ushqimit, të ndalojnë edhe mashtrimin

Besimtarët myslimanë do të agjërojnë 30 ditë muajin e shenjtë të Ramazanit. Besimtarët kufizohen nga e ngrëna, e pira dhe marrëdhëniet bashkëshortore, nga agimi i diellit deri në perëndimin e tij. Veç këtyre ndalimeve, besimtarët kanë edhe një detyrë shumë të rëndësishme, të solidarizohen me njerëzit në nevojë.

“Njeriu në rutinën e materializmit harron që në botë ka edhe njerëz të varfër. Duhet me u kujdes edhe për këta njerëz që, këtë që t’i po “vuan” për një muaj, ka njerëz që e vuajnë gjatë gjithë vitit. Njeriu ndihet më mirë sepse është më afër Zotit, po sakrifikon për Zotin”, tha imami Ahmed Kalaja.

Agjërimi vjen edhe me një sfidë tjetër, përmirësimi i sjelljes dhe largimit nga veset. “Agjërimi nuk është vetëm te e ngrëna dhe te e pira, por gjuha jote të agjërojë, pra të flasë mirë. Profeti a.s tha: Kush nuk e lë mashtrimin dhe gënjeshtrën, nuk ka nevojë Zoti që ata të agjërojnë”, shtoi ai.

Një pjesë e besimtarëve i shfrytëzojnë këto ditë për të lexuar Kuranin, teksa shprehen se këtë muaj e presin me shumë gëzim. Muaji i agjërimit mbyllet mbrëmjen e 9 prillit dhe më datë 10 prill bëhet falja e madhe e Fiter Bajramit në orët e para të mëngjesit.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *