Vdes psikiatri Sami Dalipi në Zvicër

Ka vdekur sot në moshën 62 vjeçare, në spitalin e Lucernit Dr. Sami Dalipi, mjek dhe doktor shkencash i psikiatrisë. I lindur në Dobrosin të Bujanocit, Lugina e Preshevës, ai, së bashku me familjen jetonte në Zvicër që nga fillimi i viteve `90.

Para kësaj, ashtu sikurse shumë mjekë të tjerë, qe dëbuar nga vendi i tij i punës, në spitalin e Gjilanit.

Dr. Samiu me fakultet të mjekësisë, të mbaruar në Prishtinë, me të ardhur në Zvicër ka punuar punë të ndryshme, si infermier dhe asistent mjeku deri sa, pa shkëputje nga puna ka arritur të specializojë dhe të mbrojë doktoratën, për psikiatri, shkruan albinfo.ch.

Pas kësaj ai ka punuar si mjek psikiatër në institucione të ndryshme shëndetësore të Zvicrës qendrore.

Që nga viti 2010 Dr. Sami Dalipi ka hapur ordinancën e psikiatrisë në Sursee, të cilën e ka drejtuar deri në ditët e fundit të jetës. Kjo ordinancë ka qenë e para në Zvicër, e hapur nga një mjek shqiptar.

Dr. Samiu, ps për profesionalitetin e tij do të mbahet mend edhe për shpirtin bujar dhe bamirësinë e dëshmuar shumë herë.

Ai ka qenë po ashtu një shok dhe mik i dashur e zemëgjerë, për të gjithë ata që e kanë njohur.

Dr. Sami Dalipi ka lënë pas vetes gruan, tre fëmijë dhe nipër e mbesa.

Varrimi do të bëhet në vendlindjen e tij, Dobrosin. Data e saktë do të bëhet e njohur më vonë.

Related Posts

“E kreva dënimin si zonjë”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, dhe kësaj teme nuk i…

Lumbardhi më në fund flet për Kaderin, ja çfarë i thotë

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe u…

Haradinaj ironizon me Qeverinë për mungesën e ushqimit në FSK: I kam ende gjallë dy kuzhinierë të Brigadës 131

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar me ironi ndaj qeverisë lidhur me situatën e krijuar nga mungesa e ushqimit për Forcën…

Alaudin Hamiti tregon stilin e tij unikal në studion e Big Brother VIP!

Alaudin Hamiti, moderator i njohur dhe tani prezantues i emisionit të njohur Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një foto të re në Instagram, ku është përshkruar…

Rina Balaj ndan disa momente private me Sin Boy

Rina dhe Sin Boy festojnë dyvjetorin e lindjes. Reperja Rina Balaj dhei dashuri i saj Sin Boy, sot festojnë dyvjetorin e lidhjes së tyre. Me këtë rast…

Bebe Rexha shfaq format perfekte në plazh, provokon me foton e fundit!

Bebe Rexha, këngëtarja me famë ndërkombëtare dhe ikona e modës, ka bërë përshtypje të madhe me postimin e saj të fundit në Instagram. Me një kostum bregdetar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *