Kurti: Shtetin që e gëzojmë ua kemi borxh dëshmorëve të UÇK-së

Në Pashtrik, u përurua Shtegu i Lirisë, projekt që përkujton sakrificën dhe heroizmin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Përveç vend përkujtimi, Shtegu i Lirisë do të shërbejë edhe si pistë për garat me motoçikleta.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

“Jemi ne populli pasardhësit e UÇK-së, të cilët kremtojmë edhe çlirimin e vendit tonë por njëkohësisht përkujtojmë sakrificën, flijimin, rënien heroike të atyre dëshmorëve të cilëve ua kemi borxh edhe gëzimin e lirisë edhe shtetin që e gëzojmë. Lavdi gjithë dëshmorëve të UÇK-së dhe u qoftë i mbarë rrugëtimi të gjithë motoçiklistëve”, tha Kurti.

Aty u tha se shtegu nuk është vetëm vend përkujtimi e nderimi, por edhe një frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Një shteg që ka një domethënie jashtëzakonisht të madhe, një shteg që do të përjetësohet me emrin tij dhe brezat që do të vijnë mbrapa duke u nisur nga emri i shtegut lirisë do t’i kujtojnë vuajtjet që ka kaluar populli Kosovës për të arritur në këtë ditë, ku sot ne po gjejmë rrugë të ndryshme që të bashkojmë kufirin e shqiptarëve mes veti dhe të heqim barrierat që kemi pasur deri më sot”, tha Miftar Dauti, kryetar i Bashkësisë së Krumës.

Realizimi i këtij projekti shënon moment të rëndësishëm për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e atyre që ranë për lirinë e Kosovës.

“Në përballje me armikun u ballafaquan 42 bashkëluftëtar tonë të cilët dhe dhanë jetën në këtë vend. Ne sot ku po shkelim, po shkelim nëpër gjakun e tyre nga poshtë lapidari e deri te pjesa ku do të fillojnë garat motoristët”, tha Mahir Hasani nga Shoqata e Kosovës për kërkim – shpëtim.

Ky shteg do të ofrojë një kombinim unik të historisë dhe sportit për të gjithë vizitorët dhe entuziastët e motoçikletave.

Related Posts

Lotina publikon pamje në krahët e Mozzik-ut

Rep-artisti i njohur Mozzik kohës së fundit është mjaftë i pranishëm në mediat rozë. Mozzik dhe Lotina romancën e tyre e kanë bërë publike kur ishin me…

Prishet miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?

Pak para se kënga “Fatkeqësi” të publikohej nga rap-artisti Mozzik, ai së bashku me Efi Dhedhen u bënë qendra e vëmendjes për shumë thashetheme. Fillimisht u fol…

“Është djali më i bukur shqiptar”/ Më në fund, Adrola Dushi pranon lidhjen me Capital T?

Tashmë nuk ka më dyshime. Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja në emisionin…

Rikthehet Arta Elezaj, ‘tranon’ me foto nga mbrapa ku fokuson të pasmet

Arta Elezaj është një nga modelet më të njohura. Ajo është mjaft e komentuar në rrjet, por kohëve të fundit nuk ishte shumë aktive në rrjete sociale….

Ekipi i tifozëve të Shqipërisë fiton turneun e fansave në Gjermani – Merr kupën speciale

Kombëtarja shqiptare e futbollit është pjesë e finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, teksa deri më tani ka luajtur dy nga tre sfidat në grupin B dhe…

Gjysma e invalidëve të UÇK-së pajisen me proteza të reja

Gjysma e invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë aplikuar për proteza të reja në Fondin për Sigurime Shëndetësore. Megjithatë përkujdesjen e shtetit ndaj tyre, ish ushtarakët…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *