Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës, Muhamet Beqiri!

Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri, i cili vdiq në vendin e tij të punës.

Ceremonia e homazheve është mbajtur në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku për ta nderuar jetën dhe veprën e tij të pranishëm ishin familjarë, ushtarakë, përfaqësues institucionet, shoqata të dalura nga lufta e qytetarë të shumtë.

“Ceremonia e varrimit me nderime ushtarake ka vazhduar sot ku është bërë në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Talinoc të Muhaxherëve në Ferizaj, në praninë e shumë qytetarëve, familjarëve, miqve, shokëve ku i është dhënë lamtumira e fundit”.

“Komandanti i Qendrës së Stërvitjes Profesionale nënkolonel Bastri Topalli nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në emër të Forcës së Sigurisë së Kosovë shprehu ngushëllime familjes, pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe kolegëve , vlerësoi lartë angazhimin e tij për çlirimin e atdheut dhe kontributin e tij të pakursyer në ngritjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë duke theksuar se kontributi , urtësia dhe profesionalizimi i Muhametit e bënin atë të afërt si për shokët edhe për të gjitha ata që e patën rastin të punojnë dhe të veprojnë me të”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Telegram ngushëllimi dërgoi edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Beqiri vdiq në vendin e punës dy ditë më parë, pasi i njëjti pësoi një arrest kardiak.

Njoftimi i plotë:

 

Related Posts

“E kreva dënimin si zonjë”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, dhe kësaj teme nuk i…

Lumbardhi më në fund flet për Kaderin, ja çfarë i thotë

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe u…

Haradinaj ironizon me Qeverinë për mungesën e ushqimit në FSK: I kam ende gjallë dy kuzhinierë të Brigadës 131

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar me ironi ndaj qeverisë lidhur me situatën e krijuar nga mungesa e ushqimit për Forcën…

Alaudin Hamiti tregon stilin e tij unikal në studion e Big Brother VIP!

Alaudin Hamiti, moderator i njohur dhe tani prezantues i emisionit të njohur Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një foto të re në Instagram, ku është përshkruar…

Rina Balaj ndan disa momente private me Sin Boy

Rina dhe Sin Boy festojnë dyvjetorin e lindjes. Reperja Rina Balaj dhei dashuri i saj Sin Boy, sot festojnë dyvjetorin e lidhjes së tyre. Me këtë rast…

Bebe Rexha shfaq format perfekte në plazh, provokon me foton e fundit!

Bebe Rexha, këngëtarja me famë ndërkombëtare dhe ikona e modës, ka bërë përshtypje të madhe me postimin e saj të fundit në Instagram. Me një kostum bregdetar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *