Palestinezët falën teravitë e para në gërmadhat e xhamisë së bombarduar nga Izraeli

Në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, palestinezët falën namazin e parë të natës, me rastin e muajit të Ramazanit pranë rrënojave të Xhamisë Faruk, e cila është shkatërruar nga bombardimet izraelite.

Shumica e xhamive në Gaza që janë shënjestruar nga sulmet izraelite janë në gjendje të papërdorshme.

Një prej tyre është edhe Xhamia Faruk në qytetin Rafah, në jug të enklavës së Gazës ku palestinezët janë zhvendosur duke kërkuar strehë për shkak të sulmeve intensive izraelite.

Ka mbetur në këmbë vetëm minarja e xhamisë, ndërsa objekti është shndërruar në gërmadha nga bombardimet.

Pavarësisht motit të ftohtë, qindra palestinezë shkuan në zonën ku ndodhen rrënojat e xhamisë për faljen e “teravisë”.

Meqenëse Izraeli ka ndërprerë energjinë elektrike në Gaza dhe nuk ka lejuar hyrjen e karburantit, palestinezët e falën namazin duke përdorur drita portative dhe altoparlantë.

Kështu, shumica e xhematit e falën namazin në errësirë për shkak të dritës së pamjaftueshme. Më shumë se 500 xhami, të cilat u bombarduan në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023, janë shndërruar në gërmadha.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *