“Në një pusetë kanalizimi e një shtëpi të pabanuar”, Policia tregon lokacionet ku u gjet armatimi në veri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me armatimin që u gjet dje në veri, që ishte fshehur nga pjesëtarët e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar. Bastisjet u kryen pas informacioneve të pranuara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një pjesë e armatimit është gjetur në një pusetë kanalizimi, mbrapa një ndërtese në rrugën “Kollashini”.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri  14.06.2024-15:00. Nga njësia e hetimeve rajonale, mbrapa një ndërtese në një pusetë kanalizimi, ka gjetur dhe sekuestruar tri armë automatike AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë të cal.7.62 mm, dy karikatorë të zbrazur, 11 fishekë të armës së gjatë, një këllëfë të pistoletës dhe një çantë ushtarake. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”.

Pjesa tjetër është gjetur në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Çeta e Minatorëve”.

“Rr. Çeta e Minatorëve, Mitrovicë Veri 14.06.2024-16:30. Është raportuar se nga njësia e hetimeve, në një shtëpi të pa banuar, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit të modeleve të ndryshme si dhe eksplozivit. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, gjatë një konference për media ku janë ekspozuar armët e gjetura dhe të konfiskuara, ka bërë të ditur se armatimi dhe pajisjet tjera të gjetura dyshohet se kanë qenë aty për një kohë të gjatë.

Ai ka thënë se dy të dyshuarit për rastin e Banjskës, Zharko Cvetkoviq dhe Marijan Radojeviq, e që ndërlidhen me ngjarjen, janë në kërkim.

“Që të dyja lokacionet kanë emra, lokacioni i parë lidhet me emrin Marijan Radojeviq, ndërsa lokacioni i dytë ndërlidhet me Zharko Cvetkoviq… dhe që të dytë janë në kërkim për rastin e Banjskës… Ne konsiderojmë se ky armatim dhe këto pajisje ndodhen aty për një kohë më të gjatë”, ka thënë Elshani.

Pamjet e armatimit që u gjet I ka publikuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend.

“Sot, më shumë eksplozivë, armë dhe municione u konfiskuan edhe një herë në veri falë forcave tona vigjilente të sigurisë dhe rritjes së bashkëpunimit me qytetarët tanë në veri. Kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend”, shkroi Sveçla.

Related Posts

Ilnisa Agolli befason me stilin e saj në postimin e ri!

Në një botë ku stilin e fotografisë shpesh e udhëheq moderniteti dhe trendet e fundit, Ilnisa Agolli sapo na tregoi se eleganca dhe natyra mund të harmonizohen…

Tayna me poza bombastike në veturë midis Zvicres

Rep artistja Tayna po garend kudo në botë. Tayna qëndroi në Zvicër për një koncert. E nga atje po shpalos momente të ndryshme tash e dy ditë…

Santi e Kaderi e “kallin” dasmën e çiftit Adri-Ilirana

Këngëtarët, Adri dhe Iliriana sonte po martohen. Në një event të madh me përplot të ftuar, përfshirë fytyra publike, ata do kurorëzojnë dashurinë e tyre shumë vjeçare….

11 termete të njëpasnjëshme në Serbi, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

Qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një valë tërmetesh që kanë shqetësuar banorët gjatë 24 orëve të fundit. Janë regjistruar gjithsej 11 tërmete me magnituda…

Haradinaj i reagon Kurtit për tubimet në Gjermani: Mërgata nuk e meriton të gënjehet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas tubimeve të tij me mërgatën shqiptare në Gjermani, duke theksuar se diasporës…

Pamjet e para të Ilirianës si nuse (VIDEO)

Adri dhe Iliriana po martohen sonte. Në një event të madh me përplot të ftuar, përfshirë fytyra publike, ata do kurorëzojnë dashurinë e tyre shumë vjeçare. Dasma…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *