Haziri e kritikon Sveçlën që krenohet me shtëpinë e Radoiçiqit: Duhet të shkatërrohet

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se shtëpia e kriminelit Milan Radoiçiq duhet të shkatërrohet, sepse është sinonim i së keqes.

Haziri tha se është bizare që në shtëpi të tilla ku ishte planifikuar krimi të shkojnë dy ministra të qeverisë, të hyjnë brenda e të shëtisin.

“Ajo është sinonim i diçkahit, nuk mund të bëhet as e imja e as e Kosovës, as e atyre ministrave. Ato vende shkulen, largohen nga aty se janë sinonim i së keqes. Është gabim të hyhet në atë objekt dhe të pasqyrohet diçka si triumfalizëm. Popujt kanë lapidare  dhe simbolika të mëdha të triumfeve të luftërave të mëdha, por të shkohet si triumfalist me hy në një shtëpi terroristi, nuk është seriozë dhe nuk duhet të lejohet që një shtet i tërë të bie në narrativën e tillë”, tha nënkryetari i LDK-së, për Klan Kosova.

“Ka vende në botë që edhe nëse ka ndodhur me krim të organizuar diçka, i kanë zhbërë ato objekte”,theksoi Haziri.

Related Posts

Ushtria pa bukë/ Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për FSK-në

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Seanca pritet të mbahet në ora 12:00 dhe…

Nuk përmbahet Alby, i ‘gjuhet’ me puthje të dashurit të saj të ri

Nuk fshihen më, Alby shfaqet e lumtur në krahët e të dashurit. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby the Goat, ka nisur një lidhje të re…

Stresi e quan ”bishë” Granit Xhakën

Reperi Stresi, ka përkrahur haptaz futbollistin kosovar, Granit Xhaka. Xhaka luajti mbrëmë me kombëtaren zviceranë kundër asaj serbe, ku brohoritmat e tifozëve dhe pankartat e shumta ishin…

Musliu-Shoshi për fushatën e Kurtit në Gjermani: Një milion euro nga xhepi i qytetarëve për shëtitjet e tij

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka shpërndarë një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Gjermani, të realizuar në kuadër të fushatës. Musliu-Shoshi…

Zbulohen zyrtarisht dy moderatorët e BBVK 3

Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti do të jenë përsëri prezantues të Big Brother VIP Kosova 3. Kështu bëri të ditur vetë Hamiti në emisionin SOL të Klan…

Trajneri i Serbisë zbulon çfarë i tha Xhaka pas humbjes

Të gjithëve u ra në sy takimi miqësor dhe i shkurtër që pati Granit Xhaka me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç. Pas ndeshjes së përfunduar 2 me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *