Vrasja e shqiptarit në Itali/ Gruaja dhe vajza e tij rrëzojnë pretendimet e italianit

Hetimet për vrasjen e 61-vjeçarit shqiptar Ilirijan Minaj të premten e kaluar në godinën në via Fratelli Corradini 6 në Bibbiano, Itali vijojnë ende.

Ditën e djeshme avokatët vizituan për herë të parë godinën ku ndodhi ngjarja e rëndë pasi duan të kuptojnë disa detaje për të rindërtuar dinamikën dhe versionet e ndryshme që qarkullojnë.

Sipas historisë së parë të dhënë hetuesve nga autori italian Riccardo Stefan, nën hetim për vrasje me dashje, Minaj e ka sulmuar i pari për mosmarrëveshje të mëparshme. Ai ka deklaruar se është mbyllur në shtëpi me nënën e tij pasi shqiptari ka goditur me grusht derën, e cila ka mbetur e thyer në qendër. Në këtë moment Stefani ka marrë thikën dhe e ka goditur shqiptarin nga vrima e derës.

Por vajza dhe gruaja e viktimës, Giulia Minaj dhe Natasha Bylykbashi, kanë nxjerrë një version tjetër. Sipas tyre Stefani ka qenë jashta duke pritur Ilirjanin dhe aty e ka goditur me thikë ne mes të shkallëve.

“Mamaja e Stefanit kishte mbyllur derën e shtëpisë duke e lënë djalin jashtë. Derën nuk e ka thyer babai im, por Stefani që hyri me forcë dhe mori thikën”.

Shkak për ngjarjen, sipas Stefanit, u ishin bërë shakatë e mëparshme që kishin pasur mes njëri-tjetrin. Por edhe ky pretendim mohohet nga familja e shqiptarit.

“Nuk ka pasur asnjëherë shaka. Dhe atë natë, nga ana e Stefanit nuk pati asnjë lloj vetëmbrojtjeje të ligjshme”.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende për t’u sqaruar, mbi të gjitha për shkak të dy versioneve që japin tashmë palët. Ndërkohë, pritet po ashtu që të bëhen publike edhe rezultatet e autopsisë mbi trupin e shqiptarit.

Related Posts

Ushtria pa bukë/ Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për FSK-në

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Seanca pritet të mbahet në ora 12:00 dhe…

Nuk përmbahet Alby, i ‘gjuhet’ me puthje të dashurit të saj të ri

Nuk fshihen më, Alby shfaqet e lumtur në krahët e të dashurit. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby the Goat, ka nisur një lidhje të re…

Stresi e quan ”bishë” Granit Xhakën

Reperi Stresi, ka përkrahur haptaz futbollistin kosovar, Granit Xhaka. Xhaka luajti mbrëmë me kombëtaren zviceranë kundër asaj serbe, ku brohoritmat e tifozëve dhe pankartat e shumta ishin…

Musliu-Shoshi për fushatën e Kurtit në Gjermani: Një milion euro nga xhepi i qytetarëve për shëtitjet e tij

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka shpërndarë një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Gjermani, të realizuar në kuadër të fushatës. Musliu-Shoshi…

Zbulohen zyrtarisht dy moderatorët e BBVK 3

Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti do të jenë përsëri prezantues të Big Brother VIP Kosova 3. Kështu bëri të ditur vetë Hamiti në emisionin SOL të Klan…

Trajneri i Serbisë zbulon çfarë i tha Xhaka pas humbjes

Të gjithëve u ra në sy takimi miqësor dhe i shkurtër që pati Granit Xhaka me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç. Pas ndeshjes së përfunduar 2 me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *