Kosovari që vdiq në Qabe do të varroset sonte në Mekë

Bashkësia Islame e Kosovës, ka reaguar pas vdekjes së Muharrem Gashit nga Podujeva, në Mekë.

Në reagimin e BIK-ut bëhet e ditur se i ndjeri do të varroset në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Reagimi i plotë nga BIK:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”

Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sot, më 13 qershor 2024, në mëngjes, në Meke, ka ndërruar jetë haxhi Muharrem Gashi nga Podujeva, i cili këtë vit ishte në mesin e besimtarëve që udhëtuan drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.

Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpreh ngushëllime për familjen e haxhiut, duke lutur të Madhin Zot që t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus!

Namazi i xhenazes së rahmetliut do të falet sonte në Qabenë e bekuar me namaz të jacisë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Zoti e mëshiroftë dhe e gradoftë me Xhenet, ndërsa familjes së rahmetliut i faltë sabër e gajret!

Related Posts

Musliu-Shoshi për fushatën e Kurtit në Gjermani: Një milion euro nga xhepi i qytetarëve për shëtitjet e tij

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka shpërndarë një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Gjermani, të realizuar në kuadër të fushatës. Musliu-Shoshi…

Zbulohen zyrtarisht dy moderatorët e BBVK 3

Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti do të jenë përsëri prezantues të Big Brother VIP Kosova 3. Kështu bëri të ditur vetë Hamiti në emisionin SOL të Klan…

Trajneri i Serbisë zbulon çfarë i tha Xhaka pas humbjes

Të gjithëve u ra në sy takimi miqësor dhe i shkurtër që pati Granit Xhaka me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç. Pas ndeshjes së përfunduar 2 me…

Ja sa banorë do hyjnë natën e parë të BBVK 3

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë të ditur se në kastin e edicionit të tretë të këtij formati, fillimisht do të hynë 17…

Lutfi Haziri befasoi live gruan, i dërgon dhuratën e papritur romantike

Mike Haziri ka qenë e ftuar në emisionin “Hambar” në Kanal10 dhe ka marrë një surprizë nga burri i saj. Gjatë transmetimit live ajo ka marrë lule…

Luizi u dënua me 1 vit burg, reagon Jul Deda: “Kriminelat…

“Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg”- është ky lajmi që prej dy ditësh vazhdon të komentohet në rrjet, teksa personazhe të ndryshëm kanë dhënë mendimin e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *