Prokuroria zvicerane kërkon 18 vjet burgim për shqiptarin që vrau gruan e tij nga Kosova

Të hënën ka vazhduar gjykimi nga Afrim T, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij, Shqiponja I. Më 25 shtator 2022, gruaja nga Kosova u gjet e vdekur në banjon e shtëpisë në Zvicër në Bergdietikon.

Fillimisht u dyshua se ajo ia kishte marrë jetën vetës, por pas hetimeve u konstatua se 41-vjeçarja ishte vrarë nga burri i saj, Afrim T, shtetas zviceran me rrënjë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, siç kishte njoftuar asokohe prokurori publik i Aargaut. Sipas prokurorit, krimi ishte kryer nga i akuzuar “duke përdorur forcë brutale”.

Seanca e së hënës ishte e dyta lidhur me këtë rast. Për këtë ka raportuar edhe gazeta e njohur zvicerane Blick.ch.

Sipas kësaj gazete, për Afrim T, prokuroria zvicerane kërkon 18 vjet burgim. Dëshminë e saj gjatë seancë e ka dhënë edhe motra e të akuzuarit.

Ajo ka thënë se ka pasur marrëdhënie shumë të mira me familjen e viktimës. Sipas saj, nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e të ndjerës që nga koha kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Nuk na lejuan të merrnim pjesë as në varrim”, tha ajo. Dëshminë e vazhdoi duke thënë se ajo kishte frikë pas këtij rasti dhe se gjithmonë lëvizte e shoqëruar nga të afërmit.

Tutje gazeta shkruan se motra e të pandehurit nuk ka treguar nëse ka frikë se mund të ndodh ndonjë hakmarrje.

Ajo thotë se kishte raporte tejet të mira me kunatën e saj (viktimën). Tutje theksoi se disa herë e kishte vizituar të vëllain në burg, dhe se ai ishte “penduar shumë për krimin”.

Dëshmitarja vazhdon duke thënë se e ka dashur shumë gruan e vëllait të saj. Ato i shkruanin shpesh njëra-tjetres, flisnin në telefon dhe takoheshin shpesh.

Papritur avokati i familjes së viktimës e ndërpreu marrjen në pyetje gjatë seancës. Arsyeja e kësaj ndërprerje ishte se nëna e viktimës nuk ndihet fare mirë.

Ajo qante, dridhej e tëra dhe në fund u nxorr nga salla nga një i afërm. Në këtë seancë ishte paraparë që të dëshmonte edhe nëna e viktimës, por për shkaqe shëndetësore nuk kishte pasur mundësi për një gjë të tillë.

Related Posts

Lutfi Haziri befasoi live gruan, i dërgon dhuratën e papritur romantike

Mike Haziri ka qenë e ftuar në emisionin “Hambar” në Kanal10 dhe ka marrë një surprizë nga burri i saj. Gjatë transmetimit live ajo ka marrë lule…

Luizi u dënua me 1 vit burg, reagon Jul Deda: “Kriminelat…

“Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg”- është ky lajmi që prej dy ditësh vazhdon të komentohet në rrjet, teksa personazhe të ndryshëm kanë dhënë mendimin e…

Kjo është këngëtarja shqiptare e parë me famë ndërkombëtare e cila nuk zhvishet asnjëherë

Enisa Nikaj, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka fituar zemrat e miliona ndjekësve në mbarë botën jo vetëm me zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe me…

A pajtoheni ju me këtë deklarat të Feros?: Neve na lejohet t’i marrim katër gra

Ish-reperi Fero, i cili ka lënë muzikën për shkak se iu dedikua fesë, ka shprehur dëshirën për t’u martuar me më shumë se një grua. Në një…

Bardhi tregon se kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare

Bardhi ka rrëfyer se ka qenë në gjendje jo të mirë financiare. Ai tha se nuk ka qenë duke punuar për një kohë. Teksa tha se këngën…

Donaldi ia thej zemrën, Beatrix gjenë lumturin sërishtë

Beatrix Ramosaj, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka tërhequr sërish vëmendjen me një video të re, ku shihet mjaft e lumtur dhe e buzëqeshur,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *