“Djali s’ka flejt që 24 orë, më thanë ndoshta ta mbysim krejt”- Flet babai i 15 vjeçarit që u rrah nga policia

Një person i moshës 15-vjeçare raportohet se është rrahur nga disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Palestrën e Sporteve në Drenas.

Në lidhje me ngjarjen ka folur Bujar Gjoka, babai i 15-vjeçarit, i cili tha se djali i tij është rrahur brutalisht nga policia.

“Unë kam qenë për përvjetor të axhës në atë kohë. Policia e kanë marrë djalin tim dhe e kanë rrahur brutalisht. I kemi edhe incizimet. Ia kanë zënë frymën dhe e kanë rrahë. Një fëmijë 15 vjeçar është tmerr që të rrahet nga një polic i Kosovës, është e tmerrshme”, tha Gjoka për Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se ka shkuar në polici që të marrë informata në lidhje me arrestimin dhe rrahjen e djalit.

“Kam shku dhe kam pyetur se pse më është rrahë djali, më janë përgjigjur ‘ai e dinë’. Polici më ka thënë se ‘ndoshta e mbysim krejt’”, tha Gjoka

Gjoka tha se rastin e ka lajmëruar në Inspektoratin Policor të Kosovës, por ankesa pati edhe për ta, pasi tha se “janë munduar ta mbulojnë njëri-tjetrin”.

“Kur kanë qenë IPK-ja, janë mundur ta mbulojnë njëri-tjetrin. Djali është liruar dje dhe nuk ka fjetur tash e 24 orë”, tha ai.

Në lidhje me rastin, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë pasi dyshohen për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim  nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët janë të dyshuar për veprën penale ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Related Posts

Lutfi Haziri befasoi live gruan, i dërgon dhuratën e papritur romantike

Mike Haziri ka qenë e ftuar në emisionin “Hambar” në Kanal10 dhe ka marrë një surprizë nga burri i saj. Gjatë transmetimit live ajo ka marrë lule…

Luizi u dënua me 1 vit burg, reagon Jul Deda: “Kriminelat…

“Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg”- është ky lajmi që prej dy ditësh vazhdon të komentohet në rrjet, teksa personazhe të ndryshëm kanë dhënë mendimin e…

Kjo është këngëtarja shqiptare e parë me famë ndërkombëtare e cila nuk zhvishet asnjëherë

Enisa Nikaj, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka fituar zemrat e miliona ndjekësve në mbarë botën jo vetëm me zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe me…

A pajtoheni ju me këtë deklarat të Feros?: Neve na lejohet t’i marrim katër gra

Ish-reperi Fero, i cili ka lënë muzikën për shkak se iu dedikua fesë, ka shprehur dëshirën për t’u martuar me më shumë se një grua. Në një…

Bardhi tregon se kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare

Bardhi ka rrëfyer se ka qenë në gjendje jo të mirë financiare. Ai tha se nuk ka qenë duke punuar për një kohë. Teksa tha se këngën…

Donaldi ia thej zemrën, Beatrix gjenë lumturin sërishtë

Beatrix Ramosaj, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka tërhequr sërish vëmendjen me një video të re, ku shihet mjaft e lumtur dhe e buzëqeshur,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *