Kosovari i arrestuar në Serbi vizitohet nga vajza, thotë se u lejua vetëm 15 minuta

11 ditë pas arrestimit nga autoritetet serbe, kosovarit Tefik Mustafa i është lejuar vizita e parë nga familjarët në burgun ku po qendron në Serbi.

Tefik Mustafa të martën është vizituar nga vajza e tij. Vizita e saj është mundësuar përmes kërkesës që ka bërë ambasada e Italisë pasi ajo ka nënshtetësi italiane.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar djali i Tefik Mustafës, Qamili.

Ai thotë se motrës i është lejuar qëndrimi me babanë vetëm 15 minuta.

Ende s’kam bisedu gjerësisht me të. Vetëm me ka tregu qe e kanë leju me vizitu babën 15 minuta”, tha ai.

Tefik Mustafa është arrestuar në Serbi nga autoritete serbe nën akuzën se ka kryer krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Lidhur me akuzat që Serbia po e arsyeton arrestimin e tij, sipas Qamil Musfatës nuk janë reale. Ai thotë se babai i tij 1997 deri në 2004 nuk ka jetuar në Kosovë.

Prej 1997 deri 2004 nuk ka mujt me ardhë në Kosovë sepse ka emigru për europë. Ka qenë azil në Itali e Gjermani”, ka thënë ai.

Tutje, Mustafa ka treguar se kontaktin e fundit me babain e tij e ka pasur momentin kur është arrestuar.

Momenti i fundit kur na kemi kontaktu me të është ditën kur e kanë arrestu. I kanë thonë që me i thirr familjarët dhe me fol në gjuhen serbe. Ai është arrestu derisa po udhëtonte me autobus”, deklaroi ai.

65 vjeçari, Tefik Mustafa ka udhëtuar disa herë përmes Serbisë dhe asnjë herë nuk ka pasur probleme thotë djali i tij.

Ka udhëtu disa herë për Serbi, kurrë nuk ka pas teleashe. Ka udhëtu mbi 10 herë”, tha Mustafa.

Related Posts

Lutfi Haziri befasoi live gruan, i dërgon dhuratën e papritur romantike

Mike Haziri ka qenë e ftuar në emisionin “Hambar” në Kanal10 dhe ka marrë një surprizë nga burri i saj. Gjatë transmetimit live ajo ka marrë lule…

Luizi u dënua me 1 vit burg, reagon Jul Deda: “Kriminelat…

“Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg”- është ky lajmi që prej dy ditësh vazhdon të komentohet në rrjet, teksa personazhe të ndryshëm kanë dhënë mendimin e…

Kjo është këngëtarja shqiptare e parë me famë ndërkombëtare e cila nuk zhvishet asnjëherë

Enisa Nikaj, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka fituar zemrat e miliona ndjekësve në mbarë botën jo vetëm me zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe me…

A pajtoheni ju me këtë deklarat të Feros?: Neve na lejohet t’i marrim katër gra

Ish-reperi Fero, i cili ka lënë muzikën për shkak se iu dedikua fesë, ka shprehur dëshirën për t’u martuar me më shumë se një grua. Në një…

Bardhi tregon se kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare

Bardhi ka rrëfyer se ka qenë në gjendje jo të mirë financiare. Ai tha se nuk ka qenë duke punuar për një kohë. Teksa tha se këngën…

Donaldi ia thej zemrën, Beatrix gjenë lumturin sërishtë

Beatrix Ramosaj, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka tërhequr sërish vëmendjen me një video të re, ku shihet mjaft e lumtur dhe e buzëqeshur,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *