Ministrja Haxhiu: Tony Blair vendosi themelin e një miqësie të pathyer

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ish-kryeministri britanik, Tony Blair, vendosi themelin e një miqësie të pathyer, në një aleancë të përjetshme mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.

“Tony Blair është miku i madh i popullit shqiptar, që ka hyrë në zemrat e të gjithë qytetarëve tanë, sikurse edhe në historinë e paharrueshme e cila përherë do ta kujtojë veprën e tij përcaktuese në rolin që si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar i dha forcë popullit të Kosovës dhe mundësi politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës në luftën e saj të drejtë.  Tony Blair vendosi themelin e një miqësie të pathyer, në një aleancë të përjetshme mes dy vendeve dhe dy popujve tanë“.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ndër të tjera e ka falënderuar Blairin për krejt çka ka bërë për Kosovën.

“Në 25-vjetorin e çlirimit, Tony Blair erdhi sërish në Kosovë për të festuar plot krenari sukseset e Kosovës, progresin e arritur falë edhe rolit të tij dhe të spektrit politik në Mbretërinë e Bashkuar që kontribuojnë pandërprerë në forcimin e shtetit të Kosovës.  Suksesi ynë është i përbashkët, prandaj edhe festa e çlirimit të Kosovës është festë e të gjithë atyre që kontribuuan në çlirimin tonë.  Përjetësisht mirënjohës dhe falënderues”, ka shkruar Haxhiu.

Related Posts

Kështu ia uron Haradinaj ditëlindjen bashkëshortes së tij, Anitës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar bashkëshorten e tij, Anitën me rastin e ditëlindjes së saj. “Urime Anita”,…

Alarmon Kurti: Serbia e afroi ushtrinë 50 metra afër kufirit – kur e vërejtën që i pamë ikën me shpejtësi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Serbia sot ka provokuar sërish, duke i lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën…

Zbulohet se ku do e shohim Arbana Osmanin së shpejti

Ditë më parë moderatorja Arbana Osmani, ka njoftuar se ka nisur punën për projektin e saj të ri. Sakaq, lidhur me këtë Vip Magazine ka konfirmuar se…

Irani paralajmëron SHBA-të dhe vendet e Lindjes së Mesme: Do të hakmerremi ndaj çdo sulmi të ri izraelit

Teherani mësohet se ka paralajmëruar SHBA-të dhe vendet e Lindjes së Mesme, se do të marrë hak, në rast se Izraeli e sulmon. Gjithashtu, qeveria e Iranit…

Tifozët serb mundohen ta provokojnë Xhakën, bëjnë thirrje raciste duke përmendur Kosovën

Kombëtarja e Zvicrës është duke luajtur ndaj Serbisë në stadiumin “Dubocica” në Leskovac. Gjatë gjithë kohës tifozët vendas janë duke kënduar për Kosovën. Përveç thirrjeve raciste, tifozët…

Këngëtarja e njohur shqiptare hap ‘’Only Fans’’

Këngëtarja e njohur Baby G, ka një njoftim për ndjekësit e saj. Ajo ka treguar se ka hapur llogari në platformën për të rritur ‘’Only Fans’’. Duket…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *