Osmani për Shkurte Fejzën: Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, u shndërrua në zërin e lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë për këngëtaren e shquar shqiptare, Shkurte Fejzën se për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare.

Tutje, e para e vendit tha se në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës, duke u bërë zëri i lirisë.

Kështu u shpreh presidentja në rastin e 50-vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës.

“Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë! Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Related Posts

Irani paralajmëron SHBA-të dhe vendet e Lindjes së Mesme: Do të hakmerremi ndaj çdo sulmi të ri izraelit

Teherani mësohet se ka paralajmëruar SHBA-të dhe vendet e Lindjes së Mesme, se do të marrë hak, në rast se Izraeli e sulmon. Gjithashtu, qeveria e Iranit…

Tifozët serb mundohen ta provokojnë Xhakën, bëjnë thirrje raciste duke përmendur Kosovën

Kombëtarja e Zvicrës është duke luajtur ndaj Serbisë në stadiumin “Dubocica” në Leskovac. Gjatë gjithë kohës tifozët vendas janë duke kënduar për Kosovën. Përveç thirrjeve raciste, tifozët…

Këngëtarja e njohur shqiptare hap ‘’Only Fans’’

Këngëtarja e njohur Baby G, ka një njoftim për ndjekësit e saj. Ajo ka treguar se ka hapur llogari në platformën për të rritur ‘’Only Fans’’. Duket…

Bajqinovcit i ‘soset durimi’: Kush më shanë me nënë, do të ia…

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci siç duket është lodhur nga komentet negative dhe ofendimet në profilin e tij në Facebook. Kështu ai vendosi të dal me një…

Pasi u dënua me një vit burgim për falsifikim me dokumente- Reagon Luiz Ejlli

Gjykata e Fierit dënoi me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, duke e shpallur fajtor për falsifikim të një deklarate noteriale për të shpëtuar nga sekuestrimi një…

A ishte shtatzëni e planifikuar dhe si e mësoi që do të bëhet baba- Bardhi rrëfen të gjitha

Siç e dimë këngëtari, Bardhi është në lidhje me Sara Gjordenin dhe janë në pritje të vajzës së tyre të parë. Lidhur me këtë, Bardhi ka treguar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *