E tmerrshme: Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët

Një rrahje mes familjarëve ishte raportuar më 19 maj të këtij viti në Shtime. Si pasojë e kësaj rrahje, tre nga ta kishin përfunduar në spital për tretman mjekësor. Njëri nga ta ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se viktima ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas policisë, pas vdekjes është arrestuar djali i viktimës dhe është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR ME PASOJË VDEKJEN- Shtime / 19.05.2024-19:30. Më datën e cekur në rastin dhunë në familje, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore dhe deri më tani kishte qenë në QKUK në tretman mjekësor. Më datë 08.06.2024 nga QKUK është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar-djali i viktimës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Më 19 maj të këtij viti, Policia e Kosovës njoftonte për rrahjen mes familjarëve, ndonëse shkaqet që çonin deri tek konflikti fizik nuk diheshin.

“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ,,12 Qershori” ne Shtime. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njoftonte zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli

Related Posts

A ishte shtatzëni e planifikuar dhe si e mësoi që do të bëhet baba- Bardhi rrëfen të gjitha

Siç e dimë këngëtari, Bardhi është në lidhje me Sara Gjordenin dhe janë në pritje të vajzës së tyre të parë. Lidhur me këtë, Bardhi ka treguar…

Dafina nuse me tradita, nis ta ‘marr dhe dorën’

Këngëtares shqiptare, Dafina Zeqirit, nga shoqëria e saj iu organizua një festë tejet e bukur e beqarisë. Nuk ka mbetur shumë nga martesa e saj, më 26…

Ledri dhe Sara ‘vulosin’ ndarjen e tyre me këtë veprim

Reperi i njohur, Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë kohë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ani pse reperi po aludohet se është në lidhje…

Daçiq: Një ish-pjesëtar i UÇK’së është arrestuar në kufirin Serbi-Hungari “për krime ndaj serbëve”

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së në Hogosht, një pikë kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë….

Remzie Osmani pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Më 18 tetor nis edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova dhe të gjithë janë kuriozë për banorët të cilët do të futen në shtëpi. Në…

Pas ndarjes, Santiana ka disa fjalë për ish të dashurin?

Santiana Maloku është vajza që bëri bujë në “BBVK”. Ajo pas daljes nga shtëpia i dha fund lidhjes shumë vjeçare me Lirimin. Si një vajzë “singel”, postimet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *