Ish kryeministri Hoti: Nuk çuditem nëse ka biseda të tjera të Kusarit me Radojçiqin – Presidentja është bërë pjesë e propagandës së Qeverisë

Nuk është hera e parë që publikohet biseda mes përfaqësuesve të partisë në pushtet, VV-së me ‘zemlakët’ serb. Një e tillë ndodhi para disa dite ku u publikua audio-incizimi duke komunikuar Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me kryekriminelin Milan Radojiçiq, njëherit person në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Periskopi.

E, vetëm një ditë pas publikimit të audioincizimit mes Kusarit e Radojçiqit, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar si “situatë të montuar” bisedën e zhvilluar mes tyre.

“Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bën nëntë muaj që është i lirë në Serbi dhe trysnia do duhej të ishte që të kishte aktakuzë për të në Kosovë dhe të arrestohet”, ka thënë Kurti.

Mbi këto zhvillime, në një intervistë për Periskopin ka folur ish-kryeministri, njëherit deputeti nga radhët e LDK-së, z.Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se përgjigja e Kurtit pas këtij skandali mundohet të mashtrojë opinionin publik.

Hoti tha se nëse kryeministri nuk do të ishte në dijeni për këto biseda, atëherë do të duhej ta shkarkonte Kusarin.

Por, që një gjë e tillë nuk u bë.

“Sikurse në raste të tjera, Z. Kurti në përgjigjen për këtë skandal mundohet të mashtrojë opinionin publik. Nëse Z. Kurti nuk ka pasur dijeni për këto biseda, atëherë ai do të duhej ta shkarkonte znj.Kusari-Lila në momentin e publikimit të përgjimeve. Është naive të mendohet se ai nuk ka qenë në dijeni”, tha deputeti.

Sipa Hotit biseda mes Kusari-Lilës dhe Radojçiqit është bërë me ‘aminin’ e Kurtit.

“Shefja e GP të LVV-së nuk ka komunikuar me një kriminel në emrin e saj personal dhe për çështje të saj personale. Ajo ka komunikuar në emër të deputetëve të GP të LVV-së. Prandaj, duke qenë se në atë bisedë flitet për agjendën legjislative të Kuvendit, është e logjikshme që ajo të ketë marrë paraprakisht miratimin e Z.Kurti, si dhe ta ketë informuar atë pas bisedës. Nuk çuditem nëse ka edhe biseda të tjera, pasi përvoja me këta njerëz na ka mësuar se nuk mund tu besohet asgjë që thonë”, theksoi Hoti.

 

Hoti: Presidentja është bërë pjesë e agjendës dhe propagandës së Qeverisë

Ish kryeministri, Avdullah Hoti për Periskopin ka folur edhe për ‘përplasjet’ e fundit që Presidenca ka pasur me Qeverinë për shkak të letrës së ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Hoti, moskoordinimin e liderëve shtetërorë e ka quajtur tallje.

Ai ka kritikuar Presidenten, Vjosa Osmanin duke thënë se nuk po e mbron Kushtetutën por që siç thotë ai, po bëhet pjesë e propagandës së Qeverisë.

“Ky moskoordinim është tallje me përgjegjësinë shtetërore. Kur kanë kaluar shtatë muaj nga pranimi zyrtar i draftit nga Z.Kurti, nuk ka logjikë politike e shtetërore që Presidentja të ngritë dyshime nëse ai draft është i dëmshëm. Presidentja nuk po e luan rolin e saj kushtetues në mbrojtje të Kushtetutës. Ajo në vazhdimësi është bërë pjesë e agjendës dhe propagandës së Qeverisë. Janë së paku shtatë raste të ligjeve që janë kthyer nga Gjykata Kushtetuese, të cilat ajo vetëm i ka ‘noterizuar’ pa ngitur asnjë shqetësim dhe pa i kthyer prapa në Kuvend në shqyrtim të tretë”, u shpreh deputeti.

 

Deputeti Hoti fajëson Qeverinë: Përveç ShBA-së, komunikimi edhe me Shqipërinë është përkeqësuar

I pyetur për masat që tash e gati një vit iu kanë ‘faturuar’ Kosovës, Hoti fajësoi Qeverinë për dëmin që i ka shkaktuar Kosovës nga këto masa ndëshkuese.

Ai ka thënë se marrëdhëniet me ShBA-në janë dëmtuar historikisht.

Përveç kësaj, sipas Hotit edhe komunikimi me Shqipërinë është përkeqësuar.

“Për herë të parë prej shpalljes së pavarësisë, Kosova është nën sanksione nga BE-ja. Dëmet janë qindra miliona euro për ekonominë. Por dëmi më i madh është politik. Kosova është bllokuar në agjendën e saj të integrimit euro-atlantik. Marrëdhëniet me ShBA-në janë dëmtuar dhe janë në pikën më të ulët historikisht. Niveli dhe cilësia e komunikimit edhe me Shqipërinë është ekstrem e përkeqësuar. Njëjtë është edhe me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës”, ka thënë ai 

Related Posts

Bardhi tregon se kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare

Bardhi ka rrëfyer se ka qenë në gjendje jo të mirë financiare. Ai tha se nuk ka qenë duke punuar për një kohë. Teksa tha se këngën…

Zana Avdiu në emision me frizurë e grim si për dasëm

Është aktiviste e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave, gjithashtu fytyrë publike mjaftë e komentuar. Zana, së fundmi në emisionin e saj, u shfaq…

Adriana dhe Nora veshin fustanin e njejtë, por cila duket me seksi?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja Adriana Matoshi përherë di të shfaqet e kuruar dhe në formë të mirë. Se fundmi Matoshi, e cila me profesion…

Armina Mevlani komenton arrestin shtëpiak të Sali Berishës

Dy vite më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare në martesë, me një dasmë ku morën pjesë një rreth i ngushtë miqsh…

Nuk ndalet Adelina Tahiri, shfaqet përseri pa te brendshme

Adelina Tahiri, këngëtarja e njohur shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një tjetër paraqitje provokuese. Së fundmi, ajo ka ndarë në Instagram një fotografi…

Kamarieri i restaurantit mbetet i shtangur nga kjo pozë e Luanes

Luana Vjollca, moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen me një postim provokues në Instagram. Këtë herë, ajo ka ndarë disa fotografi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *