Ish-gjenerali: Situata në veri e brishtë, përtej kufirit Serbia po stërvit qytetarët serbë

Ish-gjenerali, Kadri Kastrati, situatën aktuale në veri e quan të brishtë, ndonëse sipërfaqësisht e njëjta duket e qetë.

Në një lidhje direkte në TV Dukagjini, Kastrati ka thënë se Serbia po i stërvit qytetarët serbë të veriut përtej kufirit në bazat stërvitore të ushtrisë dhe policisë serbe.

Sipas tij, pavarësisht lëvizjeve brenda territorit serb, apo edhe në drejtim të Kosovës, “ne nuk i frikësohemi asnjëherë forcave militare serbe”.

“Situata sipërfaqësisht është e qetë por unë mendoj që situata është e brishtë sepse Serbia nëpërmjet grupeve terroriste edhe pse kanë dështuar më 24 shtator të vitit të kaluar, ata po i stërvitin qytetarët serbë të veriut përtej kufirit në bazat stërvitore të ushtrisë dhe policisë serbe. Serbia po lëviz apo manovruar me ato brigadat e veta në territor të Kosovës.  Çdo lëvizje e forcave serbe në një mënyrë apo tjetër deklarojnë që kinse ata po lëvizin, ata lëvizin në territorin e vet, ne nuk i frikësohemi asnjëherë forcave militare dhe policore serbe qoftë lëvizjes së tyre në territorin e vet, qoftë nëse ia mësyjnë Kosovës, ne jemi të gatshëm që të kryejmë detyrat tona…  Serbia asnjëherë nuk e ka atë guxim që t’ia japë vetit atë komoditet që t’ia mësyjë Kosovës…”, tha ai.

Kastrati ka potencuar se rreziku më i madh për territorin e Kosovës janë grupet terroriste në krye me Radoiçiq dhe njerëzit e tjerë të përfshirë direkt në financimin, mbështetjen e këtyre terroristëve.

“Kam informacione të sakta që presidenti Putin ka thënë disa herë presidentit Vuçiq mos u ngutuni, nuk është momenti, të presim si është situata në Ukrainë dhe nëse atje Rusia nëse ia arrin një fitore atëherë Rusia do të ishte e interesuar që Ballkanin Perëndimor mos ta lë të hapur në njërën anë…”, tha ai.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se plani i Serbisë ishte që ta nxiste FSK-në që të reagonte në veri, Kastrati thotë se qëllimi final i Serbisë është që ta nxisë një konflikt të armatosur.

“Nuk ka të bëjë me nxitjen e FSK-së që të duronte në rastin  e 24 shtatorit kur ishte sulmi terrorist në veri. Qëllimi i tyre dihet tashmë qartë cili ka qenë dhe në vazhdimësi Serbia po punon që ta arrijë qëllimin e vet final që pjesën veriore ta nxisë një konflikt të armatosur dhe përmes këtij konflikti të arrijë qëllimin e vet që pjesën veriore të Kosovës t’ia aneksojë Serbisë. FSK e ka misionin e vet, detyrat dhe qëllimet që i mbron bazuar në ligjet që janë aprovuar… Misioni i FSK-së është që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, të kryejë detyrimin dhe urdhrat e institucioneve të Kosovës… nuk ka nevojë askush ta nxisë ushtrinë e Kosovës që t’i kryejë detyrimet e veta bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e veta”, shtoi ai.

Kastrati ka folur edhe mbi misionin që FSK- ka dhe katër detyrat kryesore të saj.

“FSK bazuar në misionin që e ka, i ka katër detyrat kryesore: mbrojtja e sovranitetin dhe integritetit territorial, zbatimi i të gjitha detyrimeve që dalin nga institucionet qendrore të Kosovës, pjesëmarrje në operacione paqeruajtëse dhe operacione humanitare në kuadër të NATO-s… dhe e katërta është mbrojtja e jetëve dhe pronave të qytetarëve të Kosovës. Kjo nënkupton që tri nga këto detyrat kanë të bëjnë me mbrojtjen, ruajtjen e pronave, jetëve të qytetarëve, kufijve të Kosovës dhe këtu nuk ka absolutisht asgjë që nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”.

Related Posts

Bardhi tregon se kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare

Bardhi ka rrëfyer se ka qenë në gjendje jo të mirë financiare. Ai tha se nuk ka qenë duke punuar për një kohë. Teksa tha se këngën…

Zana Avdiu në emision me frizurë e grim si për dasëm

Është aktiviste e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave, gjithashtu fytyrë publike mjaftë e komentuar. Zana, së fundmi në emisionin e saj, u shfaq…

Adriana dhe Nora veshin fustanin e njejtë, por cila duket me seksi?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja Adriana Matoshi përherë di të shfaqet e kuruar dhe në formë të mirë. Se fundmi Matoshi, e cila me profesion…

Armina Mevlani komenton arrestin shtëpiak të Sali Berishës

Dy vite më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare në martesë, me një dasmë ku morën pjesë një rreth i ngushtë miqsh…

Nuk ndalet Adelina Tahiri, shfaqet përseri pa te brendshme

Adelina Tahiri, këngëtarja e njohur shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një tjetër paraqitje provokuese. Së fundmi, ajo ka ndarë në Instagram një fotografi…

Kamarieri i restaurantit mbetet i shtangur nga kjo pozë e Luanes

Luana Vjollca, moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen me një postim provokues në Instagram. Këtë herë, ajo ka ndarë disa fotografi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *