Publikohet përgjimi, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet duke folur me Milan Radoiçiqin

Është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq.

Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.

“Kolege, kemi ardhur te Milani, dëgjohu me të”, i thotë Simiq deputetes së VV-së.

“Në rregull”, ia kthen Kusari-Lila.

“Alo, (vendase) zemlajke, a po nihemi?”, e pyet Milan Radoiçiqi.

“Po, po të dëgjoj”, ia kthen Kusari-Lila.

Radoiçiq: “Qysh je? Qysh po kalon?

Kusari-Lila: “Qe, qe në Kuvend i kam pasur disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi”.

Sekuencën e bisedës e cila besohet se është zhvilluar në qershor të vitit 2022, e ka publikuar Nacionale.

Biseda ishte zhvilluar në kohën kur Milan Radoiçiqi ishte përfshirë në Listën e Zezë.

Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radoiçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe. Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.

“…Në të cilin gjatë bisedës Sllavko, ne…e thërret, e lëshon në speaker phone. Ai flet shqip”.

Një vit më parë ishin publikuar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, e ku përmes tij, ajo e para komunikonte edhe me të sanksionuarin famëkeq dhe në Listë të Zezë të SHBA-së, Milan Radoiçiqin.

Një vit më vonë në fund të muajit shtator, Radoiçiq ishte pjesë e grupit terrorist që sulmoi në Banjskë duke lënë të vrarë policin e Kosovës, Afrim Bunjakun.

Tre pjesëtarë të grupit u vranë gjatë përleshjeve me njësitet speciale të Kosovës. Pjesa tjetër e grupit arriti të ikte në drejtim të Serbisë.

Related Posts

Gruaja e Elvis Naçit komenton jetën luksoze të Hatit të TikTok-ut dhe befason me fjalët

Fatma tha se në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësinë e kësaj bote, ndërsa tha se nuk e lejon as feja e as edukata të paragjykojë…

Çfarë ndodhi? Romeo Veshaj bën veprimin e papritur

Romeo Veshaj, aktori i humorit ka bërë një veprim të papritur në rrjete sociale së fundmi. Ai ka fshirë të gjitha postimet që kishte në llogarinë e…

Beniada Nishani mahnit me stilin e saj në Pragë!

Beniada Nishani, një emër i njohur në median shqiptare, ka postuar një foto mahnitëse nga Praga, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. E veshur me…

“Ma keni lodh” – Qartet Santiana pasi ndjekësi ia përmend namazin

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku jo rrallë herë replikon me ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të re, e që…

E pabesushme, kështu dukej Nora Istrefin në mbrëmjen e maturës

Vitet shumë artiste po i bëjnë më të bukura. Kjo është e dukshme edhe me Nora Istrefin. Duke kujtuar një fotografi kur Nora ishte maturante, dhe një…

Në pritje të ëmbël, Mikela sjell fotosesionin e ëmbël me partnerin

Mikela Pupa, një emër i njohur dhe mjaft i komentuar në mediat rozë dhe jashtë tyre, po jeton një periudhë të veçantë në jetën e saj. Ajo…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *