Vuçiq nuk ndalet së provokuari, poston një video nacionaliste kushtuar Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një video provokuese nga festa e tij pas shpalljes së fitores së djeshme në zgjedhjet lokale. Aty shihet djali i tij Danilo, duke i kënduar këngë nacionaliste Kosovës.

Në videon e publikuar nga Vuçiq, shihet një grup gazmor i ulur në një tavolinë me ushqime të bollshme. Të mbledhurit këndojnë këngën “Jam djalë nga Kosova”.

“Kam lindur atje poshtë, ku rrjedh ëndrra, jam një djalë nga Kosova, jam krenar për të, kam lindur atje, atje do të mbetem, o bozhur, o simbol, fushat e Kosovë”, thuhet në tekst.

“Djali im Danilo dhe vëllezërit e mi, Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq.

Vučić objavio snimku slavlja. Pjevala se pjesma “Momče s Kosova”
00:07
/
01:00

Zgjedhjet lokale u mbajtën në 89 qytete dhe bashki. Listat rreth Partisë Progresive Serbe (SNS) fituan në Beograd, Nish dhe Novi Sad.

Të gjitha listat e SNS-së dhe partnerëve të saj të koalicionit në zgjedhjet lokale mbanin emrin e Presidentit të Serbisë – “Aleksandar Vuçiq – Serbia nesër”, të cilin opozita e pa si keqpërdorim dhe konflikt interesi, duke qenë se Kushtetuta e përcakton kreun e shtetit si president të të gjithë qytetarëve.

Zgjedhjet lokale në Serbi u përsëritën pas atyre të dhjetorit pas akuzave për vjedhje votash dhe pamundësi për të krijuar një kuvend të qytetit dhe një pjesë e opozitës bojkotoi zgjedhjet e djeshme. Dita e zgjedhjeve u shënua me incidente në qendrat e votimit, nga qendra e thirrjeve të SNS-së, gaz lotsjellës, përplasje e deri tek pagesa e qytetarëve për të votuar për SNS-në dhe sjellja e njerëzve në qendrat e votimit me autobus.

Related Posts

Adriana Matoshi befason, shfaqet pa sutjena

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja Adriana Matoshi përherë di të shfaqet e kuruar dhe në formë të mirë. Se fundmi Matoshi, e cila me profesion…

Fero akuza Arbenitës: Nxiti vajzën kundër meje – ajo më godiste dhe më thoshte …

Po vazhdojnë problemet në mes të Feros dhe Arbenita Ismajlit në lidhje me vajzën e tyre. Ish-reperi gjilanas pak më parë dokumentoi se ka fituar kujdestarinë e…

Remzie Osmani dhe Adnan Blaku shihen pranë derës së “Big Brother VIP Kosova”

Mbrëmë pas tubinit muzikor të Albina Kelmendit, e cila sjelli projektin e saj të ri dhe kremtoj 10 vjetorin e karrieres, ndodhi diçka. Remzie Osmani, Lori, Violeta…

Haradinaj: Kurti të dal e të tregoj se ia ka dhënë detyrë Mimozës me bisedu me Radoiçiqin

Kryetarii i AAK-së, Ramush Haradinaj po thotë se bisedat e Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radoiçiq nuk kanë qenë kryenëvete, por detyrë e dhënë nga kryeministri Albin…

Quni: S’mund ta imagjinoi se një deputet që vë lule te varri i Afrim Bunjakut, bën marrëveshje me Radoiçiqin

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë nuk mund ta imagjinon se “si një deputet te varri i heroit Afrim Bunajku, përulet para, familjes vendos lule dhe…

Ndodh edhe kjo mes Ledri Vulës e Sara Hoxhës!

‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit. Së fundmi, Ledri u pa…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *