Sfida e TikTok vë në rrezik jetën e nxënësve në Kosovë, mbi 20 të lënduar brenda pak ditësh

Një lojë në TikTok e quajtur “sfidë apo e vërtetë” po vë në rrezik jetën e dhjetëra fëmijëve të shkollave fillore në Kosovë.

Fëmijët të influencuar nga rrjeti social marrin pjesë në sfidë duke lënduar veten.

Sipas mediave lokale, dy shkolla në komunën e Fushë Kosovës dhe një në Komunën e Lipjanit, kanë raportuar për raste të vetëlëndimit të nxënësve.

Në shkollën “17 Shkurti” në Gllogovec të Lipjanit tre nxënës të moshës nën 14-vjeç kanë marrë pjesë në këtë lojë. Ata kanë parë një video që qarkullon në Tik Tok dhe me mprehese të lapsave i kanë shkaktuar lëndime vetes.

Por rastet në Lipjan nuk janë të vetmet, pasi 17 vetëlëndime të nxënësve janë regjistruar edhe në Fushë Kosovë, në shkollën “Mihail Grameno” dhe shkollën “Daut Bogujevci”.

Kjo “lojë” bëhet për të nxjerrë dhimbjen nga vetja, me gërvishtje të pjesës së krahut. Nxënësit po influencohen nga një video që qarkullon në Tik Tok dhe po sfidojnë njëri tjetrin.

Policia e Kosovës thotë se është duke i trajtuar të gjitha informacionet me institucionet përkatëse. Për këto ngjarje është njoftuar edhe Drejtoria për Arsim në komunën e Lipjanit.

Si pasojë e kësaj sfide dhe këtyre incidenteve në disa prej shkollave janë anuluar aktivitet për 1 qershor.

Related Posts

A do të futet sërish në Big Brother? Flet Efi: Aty fitova shumë dashuri, por…

Efi Dhedhes ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP dhe si nisi aventura në Për’Puthen. Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri u…

Pas problemeve me Feron, Arbenita e merr vajzën, publikon foto duke udhëtuar me aeroplan

Pas disa ditëve, modelja Arbenita Ismajli është ribashkuar me vajzën, Ninën. Imazhin e publikoi në llogarinë e saj në “Instastory”. “Të enjteve ne udhëtojmë”, shkroi krahas imazhit ku…

Aurela Gaçe bie pre e lajmit të rremë, ja reagimi i saj

Një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare, Aurela Gaçe, është përballur me një situatë të pakëndshme, ku imazhi i saj është përdorur në mënyrë të…

Nuri i shtatzënisë, Sara shkëlqen në ‘selfien’ e fundit

Sara Gjordeni është duke shijuar shumë pritjen e ëmbël. Nuri i shtatzënisë po e zbukuron dita-ditës dhe barku i saj është formësuar për mrekulli. Së fundmi ka…

Elvana Gjata reagon për herë të parë! Ja e vërteta për Ervin Matën!

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë pas shumë kohësh, lidhur me lajmet rozë që janë bërë për profilin e saj, romanca e supozuar me…

Pasi u martua me Dafinen, Kreshniku merr vëndimin drastik për vëllain e tij

Këngëtarja e suksesshme Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë një nga çiftet më të komentuara në industrinë e muzikës shqiptare. Ata kanë tërhequr vëmendjen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *