Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një fëmijë me origjinë shqiptare është mbytur në det.

Sipas mediave greke, djali i mitur i moshës 6-7 vjeçare u mbyt teksa po notonte në det në zonën e Arvit.

Vogëlushi i quajtur Nikolas ishte me nënën e tij. Shtëpia e tyre ndodhet pak metra larg plazhit.

I mituri kërkoi të futej në det, por nëna nuk e lejoi për shkak të dallgëve.

Mesa duket, ai i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u largua.

Por fatkeqësisht u mbyt si pasojë e detit të trazuar atë moment.

Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin.

Në vendngjarje shkuan edhe banorë të tjerë të fshatit.

Mjekët, që shkuan me urgjencë në vendngjarje, tentuan ta rikthenin në jetë përmes defibrilatorit.

Nikolas u transportua me urgjencë për në spital, por pavarësisht përpjekjeve edhe aty, vogëlushi nuk ia ka dalë.

Related Posts

A do të futet sërish në Big Brother? Flet Efi: Aty fitova shumë dashuri, por…

Efi Dhedhes ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP dhe si nisi aventura në Për’Puthen. Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri u…

Pas problemeve me Feron, Arbenita e merr vajzën, publikon foto duke udhëtuar me aeroplan

Pas disa ditëve, modelja Arbenita Ismajli është ribashkuar me vajzën, Ninën. Imazhin e publikoi në llogarinë e saj në “Instastory”. “Të enjteve ne udhëtojmë”, shkroi krahas imazhit ku…

Aurela Gaçe bie pre e lajmit të rremë, ja reagimi i saj

Një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare, Aurela Gaçe, është përballur me një situatë të pakëndshme, ku imazhi i saj është përdorur në mënyrë të…

Nuri i shtatzënisë, Sara shkëlqen në ‘selfien’ e fundit

Sara Gjordeni është duke shijuar shumë pritjen e ëmbël. Nuri i shtatzënisë po e zbukuron dita-ditës dhe barku i saj është formësuar për mrekulli. Së fundmi ka…

Elvana Gjata reagon për herë të parë! Ja e vërteta për Ervin Matën!

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë pas shumë kohësh, lidhur me lajmet rozë që janë bërë për profilin e saj, romanca e supozuar me…

Pasi u martua me Dafinen, Kreshniku merr vëndimin drastik për vëllain e tij

Këngëtarja e suksesshme Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë një nga çiftet më të komentuara në industrinë e muzikës shqiptare. Ata kanë tërhequr vëmendjen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *