Një vajzë e mitur është goditur me veturë para pak minutash në qendër të Podujevës, shkruan Gazeta Insajderi.
Vajza ishte duke e vozitur një trotinet në momentin kur është goditur nga vetura.
Në vendngjarje kanë dalur edhe ekipet mjekësore.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.