‘Ura e zezë’ e Bunës, një tjetër grua vetëmbytet në lumë

SHKODËR– Një tjetër grua është vetëmbytur në lumin Bunë të Shkodrës. 63-vjeçarja Shefike Osja i dha fund jetës duke u hedhur nga Ura e Lumit Bunë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:25 të 1 qershorit, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë. Menjëherë efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet, ndërsa është gjetur edhe trupi i pajetë i 63-vjeçares.

Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, por nga këqyrja paraprake nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup. Dyshohet se 63-vjeçarja vuante nga depresioni.

“Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Punonjësit e Policisë, me një varkë  janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna. Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni”, njofton policia.

Kujtojmë që kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak kohë pasi në lumin Buna u vetëmbyt Alma Arrazi me 3 fëmijët e saj.

Related Posts

A do të futet sërish në Big Brother? Flet Efi: Aty fitova shumë dashuri, por…

Efi Dhedhes ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP dhe si nisi aventura në Për’Puthen. Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri u…

Pas problemeve me Feron, Arbenita e merr vajzën, publikon foto duke udhëtuar me aeroplan

Pas disa ditëve, modelja Arbenita Ismajli është ribashkuar me vajzën, Ninën. Imazhin e publikoi në llogarinë e saj në “Instastory”. “Të enjteve ne udhëtojmë”, shkroi krahas imazhit ku…

Aurela Gaçe bie pre e lajmit të rremë, ja reagimi i saj

Një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare, Aurela Gaçe, është përballur me një situatë të pakëndshme, ku imazhi i saj është përdorur në mënyrë të…

Nuri i shtatzënisë, Sara shkëlqen në ‘selfien’ e fundit

Sara Gjordeni është duke shijuar shumë pritjen e ëmbël. Nuri i shtatzënisë po e zbukuron dita-ditës dhe barku i saj është formësuar për mrekulli. Së fundmi ka…

Elvana Gjata reagon për herë të parë! Ja e vërteta për Ervin Matën!

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë pas shumë kohësh, lidhur me lajmet rozë që janë bërë për profilin e saj, romanca e supozuar me…

Pasi u martua me Dafinen, Kreshniku merr vëndimin drastik për vëllain e tij

Këngëtarja e suksesshme Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë një nga çiftet më të komentuara në industrinë e muzikës shqiptare. Ata kanë tërhequr vëmendjen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *