“Jetojnë veç”- Zbulohen detaje nga divorci i Xhensilës dhe Bes Kallakut, si shkoi çifti deri në këtë pikë?

Ajo që u përfol fillimisht si një krisje e marrëdhënies në çift mes aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, duket se tashmë nuk ka më kthim pas.

Çifti kanë nisur procedurat e divorcit, duke pritur vendimin për t’i dhënë edhe ligjërisht fund martesës së tyre.

Top Channel mëson se këngëtarja ka paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc, por ky institucion ia ka kthyer sërish pas.

Sipas informacioneve mësohet se gjykata e ka kthyer kërkesën e këngëtares për divorc rreth fillimit të muajit maj, për çështje procedurale. Myrtezaj e vendosur për ndarjen, e ka ridërguar sërish, rreth 10 ditë më parë. Po ashtu edhe Bes Kallaku ka dorëzuar të njëjtën kërkesë nga ana e tij, ndërkohë ende nuk është caktuar një datë për seancë.

Dyshohet se martesa e tyre prej kohësh nuk funksionon më dhe se jetojnë në shtëpi të ndara, ndërsa kujtojmë se çifti i cili ka qenë bashkë prej shumë vitesh, janë prindër të dy fëmijëve.

I pari që foli në media për krisjen e raportit ishte Kallaku i cili u shpreh se “me nusen jemi bërë si dy të huaj”. Pak kohë më parë ai publikoi edhe një këngë që e titulloi “Mosmirënjohje”, ku mes vargjesh, të shkruara prej tij, thuhej: nga mosmirënjohja ta ktheva shpinën… A do mbash mëkatet, a do bësh viktimën?

Ishin fansat e Kallakut që në komente vërshuan duke thënë se kjo këngë i dedikohej Xhensilës. Kjo e fundit zgjodhi që të reagonte në rrjetet sociale me vargjet e poezisë së mirënjohur “Në mundsh”.

Related Posts

A do të futet sërish në Big Brother? Flet Efi: Aty fitova shumë dashuri, por…

Efi Dhedhes ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP dhe si nisi aventura në Për’Puthen. Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri u…

Pas problemeve me Feron, Arbenita e merr vajzën, publikon foto duke udhëtuar me aeroplan

Pas disa ditëve, modelja Arbenita Ismajli është ribashkuar me vajzën, Ninën. Imazhin e publikoi në llogarinë e saj në “Instastory”. “Të enjteve ne udhëtojmë”, shkroi krahas imazhit ku…

Aurela Gaçe bie pre e lajmit të rremë, ja reagimi i saj

Një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare, Aurela Gaçe, është përballur me një situatë të pakëndshme, ku imazhi i saj është përdorur në mënyrë të…

Nuri i shtatzënisë, Sara shkëlqen në ‘selfien’ e fundit

Sara Gjordeni është duke shijuar shumë pritjen e ëmbël. Nuri i shtatzënisë po e zbukuron dita-ditës dhe barku i saj është formësuar për mrekulli. Së fundmi ka…

Elvana Gjata reagon për herë të parë! Ja e vërteta për Ervin Matën!

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë pas shumë kohësh, lidhur me lajmet rozë që janë bërë për profilin e saj, romanca e supozuar me…

Pasi u martua me Dafinen, Kreshniku merr vëndimin drastik për vëllain e tij

Këngëtarja e suksesshme Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë një nga çiftet më të komentuara në industrinë e muzikës shqiptare. Ata kanë tërhequr vëmendjen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *