Shqiptarja nuk mund të dëshmonte për shkak të gjendjes së rëndë, gjykata athinase e lë të dyshuarin të lirë

Në mënyrë skandaloze 27-vjeçari palestinez, Mohammad Odi i cili u arrestua për dhunimin, plagosjen me thikë dhe lidhjen e 33-vjeçares shqiptare nga Kuçova, Gabriela Çelaj, është lënë i lirë.

Gjykata e Athinës ka vendosur që 27-vjeçari të lihet i lirë me masën ‘detyrim paraqitje’ në rajonin e policisë dy herë në muaj, pasi Çelaj nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak se ndodhet e shtruar në spital, raportom Top Channel.

Skandali thellohet pasi Odi është lënë i lirë me kushte kufizuese, edhe pse nuk i dihet as adresa e shtëpisë dhe nuk ka asnjë fond ose person garantues për të, sikundër ndodh në raste të ngjashme.

Policia nuk mundi të merrte deklaratë nga vajza pasi ajo nuk ishte në gjendje të dëshmonte, siç thanë mjekët.

Gabriela Çelaj është rrahur shumë keq. Madje, hetuesja shkoi në spital për të marrë një deklaratë, të cilën natyrisht nuk e bëri dot as ajo, pasi viktima po dobësohej dhe nuk kishte mundësi komunikimi me hetuesit.

Mirëpo, hetuesi e ka parë se sa keq ishte vajza 33-vjeçare, por nuk ka vendosur për ndalimin e përkohshëm të të akuzuarit, derisa viktima të mundet të dëshmojë.

Për këto arsye i dyshuari u la i lirë me kusht që të mos largohej nga vendi dhe të paraqitej në komisariat dy herë në muaj. Madje gjykata nuk e mbajti edhe pse në trup iu gjet një thikë 22 cm si dhe një shkop me shenja gjaku me të cilin vetë ai pranoi se kishte dhunuar viktimën.

Ngjarja shokoi opinionin vendas, por fakti i lirimit të autorit nga salla e gjyqit përbën një precedet skandaloz që ka shkaktuar reagime nga opinioni, por edhe nga mediat vendase.

Vlen të përmendet fakti që vetëm brenda 5 muajve të parë të këtij viti 6 gra janë ekzekutuar prej ish bashkëshortëve ose ish partnerët e tyre, ndërsa çdo ditë në Greqi denoncohen 50-60 raste dhune ndaj grave.

Si ndodhi ngjarja:

Një 33-vjeçare nga Shqipëria është gjetur e plagosur me thikë në Athinë. Gabriela Çelaj nga Kuçova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë e gjithe trupin si dhe e plagosur njëherë më thikë në kofshë.

Policia greke fillimisht ka dëgjuar të thirrura për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë. Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit ku vinin gjetën një derë të mbyllur me dryn dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë.

Kur kanë arritur të hyjnë brenda, efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren Gabriela Çelaj, të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë. Ajo u transportuar në spital për të marrë ndihëm e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjec. Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja.

Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimitë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm me gjatësi tehu 12 cm dhe ishte arrestuar. Identifikimi i autorit nga shqiptarja është bërë përmes paraqitjes për njohje, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin. Me të kishte rënë në kontakt në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakort të shkonin ne banesën e tij. Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë në atë gjendje deri sa u gjet nga policia.

Related Posts

A do të futet sërish në Big Brother? Flet Efi: Aty fitova shumë dashuri, por…

Efi Dhedhes ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP dhe si nisi aventura në Për’Puthen. Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri u…

Pas problemeve me Feron, Arbenita e merr vajzën, publikon foto duke udhëtuar me aeroplan

Pas disa ditëve, modelja Arbenita Ismajli është ribashkuar me vajzën, Ninën. Imazhin e publikoi në llogarinë e saj në “Instastory”. “Të enjteve ne udhëtojmë”, shkroi krahas imazhit ku…

Aurela Gaçe bie pre e lajmit të rremë, ja reagimi i saj

Një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare, Aurela Gaçe, është përballur me një situatë të pakëndshme, ku imazhi i saj është përdorur në mënyrë të…

Nuri i shtatzënisë, Sara shkëlqen në ‘selfien’ e fundit

Sara Gjordeni është duke shijuar shumë pritjen e ëmbël. Nuri i shtatzënisë po e zbukuron dita-ditës dhe barku i saj është formësuar për mrekulli. Së fundmi ka…

Elvana Gjata reagon për herë të parë! Ja e vërteta për Ervin Matën!

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë pas shumë kohësh, lidhur me lajmet rozë që janë bërë për profilin e saj, romanca e supozuar me…

Pasi u martua me Dafinen, Kreshniku merr vëndimin drastik për vëllain e tij

Këngëtarja e suksesshme Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë një nga çiftet më të komentuara në industrinë e muzikës shqiptare. Ata kanë tërhequr vëmendjen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *