E pazakontë! Dhëndri zbulon se gruaja e tij është një burrë 12 ditë pas martesës! E mashtroi për t’i zhvatur…

Një dhëndër indonezian zbuloi se gruaja e tij e re është në fakt një burrë dhe ky i fundit mashtroi vetëm për të fituar para.

Dhëndri i njohur si A.K u martua me të dashurën e tij në prill të vitit të kaluar dhe 12 ditë më pas zbuloi se nusja e tij ishte një burrë. AK u takua me gruan e tij të ardhshme, që thuhet se quhet Adinda Kanza, përmes Instagramit vitin e kaluar dhe dyshja ranë dakord të takoheshin personalisht për të vazhduar më tej lidhjen e tyre, sipas mediave vendase.

Kur takoheshin ballë për ballë, Kanza kishte gjithmonë një nikab, një mbulesë tradicionale e fytyrës që vishej nga disa gra myslimane që mbulonte gjithë kokën dhe fytyrën e personit që e mbante, përveç syve. 26-vjeçarja i tha AK-së se ajo ishte një myslimane e devotshme dhe nuk kishte familje të gjallë. Çifti u martua në një ceremoni të vogël në shtëpinë e AK më 12 prill, ku Kanza që solli 5 gramë ar si prikë.

Por jeta bashkëshortore nuk shkoi siç ishte planifikuar, ku A.K shumë shpejt ndjeu se diçka nuk shkonte me gruan e tij të re

Kanza vazhdoi të mbante nikabin e saj në shtëpi pavarësisht nga tradita myslimane që lejonte mbajtësen ta hiqte atë në prani të burrit të saj në shtëpinë e tyre. Ajo gjithashtu shmangu çdo akt intimiteti ose seksi, duke thënë se kishte menstruacione ose nuk ndihej mirë, sipas raporteve lokale. A.K filloi të dyshonte dhe nisi të hetonte për gruan e tij. Ai gjeti shtëpinë e saj të mëpashshme dhe u trondit kur takoi prindërit e Kanzës, pavarësisht pretendimeve të saj se ata kishin vdekur.

Familja, e cila nuk e kishte idenë se kishin një dhëndër të ri, informoi A.K se Kanza në fakt ishte djali i tyre. Kanza ishte veshur si grua që nga viti 2020 dhe kishte një zë “disi të lartë” që dukej si një grua, tha policia. Është e paqartë se cili është orientimi i tij seksual apo identiteti gjinor. Ai thuhet se u tha hetuesve se po shtirej si grua dhe u martua me A.K për të vjedhur pasurinë e familjes së tij. Kanza u arrestua dhe u ndalua në polici për akuzën e mashtrimit. Ai përballet me katër vjet burg nëse shpallet fajtor.

Related Posts

Publikohen pamje të reja nga skena e BBVK: Edhe 4 ditë …

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti duket se po pret me padurim fillimin e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Kosova”. Hamiti i cili edhe do drejtojë këtë format…

“Mendoj se herën e kaluar isha unë burri”, Arbenita thumbon Feron në postimin e fundit

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, duket se ka hedhur disa kunja për ish-partnerin e saj, Feron, me të cilin ka një vajzë. Pas një periudhe të gjatë…

“Oj lulija jonë…” – Luiz Ejlli i kundërpërgjigjet ashpër Dea Michellit

Ish-anëtari i BBVIP Luiz Ejlli është përgjigjur ashpër me anë të një stori ndaj ish-banores së Big Brother Vip, Dea Michel. Luizi shkruan në story se “po…

Zbulohet, kjo është opinionistja e Big Brother VIP Kosova

“E kreva dënimin si zonjë”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, dhe kësaj teme nuk i…

Lumbardhi më në fund flet për Kaderin, ja çfarë i thotë

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *