Rrahu nënën e tij, arrestohet biznesmeni gjilanas

Rinas Demiri, biznismeni gjilanas, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ në Gjilan, është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme. Siç mëson Gazeta Insajderi, Rinas Demiri ka rrahur nënën e tij.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 29.05.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën hetimit të rastit “Dhunë në familje’’ ku dyshuari R.D. kishte ushtruar dhunë në familje“, tha Hashani.

Rinas Demiri është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Tutje, bëhet e ditur se Rinas Demiri, pas një kontrolli të Policisë kishte poseduar edhe armë ilegale në shtëpinë e tij, duke iu konfiskuar tri armë dhe 127 fishekë.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:

1. Një (1) revolver e llojit Magnum 357,

2. Pesëdhjetë (5)0 copë fishekë Magnum 357

3. Një (1) pistoletë e llojit Zastave 635,

4. Gjashtë (6) copë fishekë të kalibrit 6.95mm

5. Një (1) karikator i zbrazur i kalibrit 6.95 mm

6. Një (1) revolver pa numër serik

7. Gjashtëdhjetë (60) copë fishekë të kalibrit 7.62mm

8. Tre (3) copë fishekë të kalibrit 9mm

9. Një (1) karikator i zbrazur i armës perkatëse

10. Shtatë (7) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm”, thuhet në konfirmimin e Policisë për Insajderin.

Gazeta Insajderi para pak javëve ka shkruar lidhur me biznismenin Rinas Demiri, i cili kishte hedhur akuza të rënda në drejtim të prokurorit të Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka dhe dy zyrtarëve policorë të Njësitit Anti-Drogë.

Gazeta Insajderi pati siguruar ankesën e Demirit në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ku ky i fundit thotë se e kanë mbajtur tri orë në intervistim pa prezencën e një avokati mbrojtës.

Pos tjerash, Demiri thotë se është shoqëruar në stacion si i dyshuar për trafikim ndërkombëtar droge pa asnjë dëshmi. Ai thotë se intervistimi ka ndodhur pa prezencën e një avokati mbrojtës. Sipas tij, atij i është thënë nëse ka aktivitet të jashtëligjshëm jashtë vendit, t’i bashkangjiten veprimtarisë së tij.

Tutje, thotë se në rast të mos-bashkëpunimit, e kanë kërcënuar se do t’ia mbyllin biznesin në Gjilan.

Për krejt këto pretendime, Insajderi ka tentuar ta marrë në intervistë Demirin mirëpo i njëjti s’ka pranuar të flasë para kamerave.

Related Posts

Lladrovci: Ishalla s’e çon Zoti dikë me më shty ose godit sepse nuk e dimë ku përfundojmë

Pas tensioneve të ndodhura sot në mbledhjen e kryetareve të komunave, ka reaguar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili shihet se është përfshirë në këtë incident….

U ekzekutua në oborrin e shtëpisë, kamerat kapën vrasësin e 37-vjeçarit shqiptar në Itali

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së 37-vjeçarit shqiptar Ben Arshiaj në oborrin e shtëpisë së tij në Itali, mbrëmjen e 6 tetorit. Sipas mediave…

Po raportonte drejtpërdrejtë nga Florida, momenti kur gazetari i CNN-it goditet në fytyrë nga një copë e rrënojave

Anderson Cooper është goditur në fytyrë nga copat e rrënojave, pak minuta pasi uragani Milton goditi Siesta Key në Florida. Reporteri 57-vjeç, po mbulonte drejtpërdrejtë fatkeqësinë katastrofike…

Larg ekranit për një kohë të gjatë, ja ku do ta shohim së shpejti Arbana Osmanin

Planet për rikthim në televizion, për momentin duket se mbeten ende të largëta për Arbana Osmanin. Ditën e sotme moderatorja shumë e dashur për publikun, ka njoftuar…

Shkenda Dubova publikon fotografi mahnitëse me partnerin nga ceremonia e dasmës

Këngëtarja dhe sipërmarrësja nga Gjilani, Shkenda Dubova, pak ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë. Ajo dhe partneri i saj, Mentor Alijaj, kurorëzuan dashurinë me martesë…

Në publik shfaqet e lumtur, por Bora Zemani tregon ‘problemin e madh’ që po kalon këto kohë

Njëri nga emrat më të lakuar ne botën e showbizit është edhe ai i Bora Zemanit. Kohës së fundit moderatorja ka bërë te ditur se nuk është…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *