Raportoi rrejshëm, arrestohet gruaja që pretendonte se ishte sulmuar dhe dhunuar nga dy persona në Gjilan

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ndaluar një grua me inicialet N.R, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzim i rremë”.

Sipas Prokurorisë, ajo kishte raportuar se derisa kishte qenë duke ecur tek varrezat e qytetit në Gjilan së bashku me djalin e saj, ishte ndaluar nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcenim e kishin tërhequr brenda rrethojës së varrezave, “ku pastaj sipas saj e kishin dhunuar seksualisht dhe ia kishin grabitur me forcë stolitë e arit”.

Tutje thuhet se janë siguruar dëshmi se gjithë ngjarja ka qenë një inskenim dhe e njëjta ka raportuar rrejshëm me rastin e lajmërimit të saj në polici.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, me qëllim të zbardhjes së këtij rasti kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore, ku bazuar në provat e marra, deklarimet e palëve të përfshira në rast, raportet mjekësore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, analizimit të shumë materialeve me video-incizime janë siguruar janë siguruar dëshmi se gjithë ngjarja ka qenë një inskenim dhe e njëjta ka raportuar rrejshëm me rastin e lajmërimit të saj në polici”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara gjendet në ndalim 48 orësh.

Komunikata e plotë:

Gjilan, 30 Maj 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Gjilan, pas hetimeve intensive ka ndaluar të dyshuarën N.R., për shkak të veprës penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E dyshuara e lartshënuar më datë 25 Maj 2024, rreth orës 00:56, ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur tek varrezat e qytetit në Gjilan së bashku me djalin e saj, ishte ndaluar nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcenim e kishin tërhequr brenda rrethojës së varrezave, ku pastaj sipas saj e kishin dhunuar seksualisht dhe ia kishin grabitur me forcë stolitë e arit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, me qëllim të zbardhjes së këtij rasti kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore, ku bazuar në provat e marra, deklarimet e palëve të përfshira në rast, raportet mjekësore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, analizimit të shumë materialeve me video-incizime janë siguruar dëshmi se gjithë ngjarja ka qenë një inskenim dhe e njëjta ka raportuar rrejshëm me rastin e lajmërimit të saj në polici.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj të njëjtës brenda afatit ligjor do të vendoset rreth masës për sigurimin e pranisë në procedurë penale.

Related Posts

“E kreva dënimin si zonjë”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, dhe kësaj teme nuk i…

Lumbardhi më në fund flet për Kaderin, ja çfarë i thotë

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe u…

Haradinaj ironizon me Qeverinë për mungesën e ushqimit në FSK: I kam ende gjallë dy kuzhinierë të Brigadës 131

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar me ironi ndaj qeverisë lidhur me situatën e krijuar nga mungesa e ushqimit për Forcën…

Alaudin Hamiti tregon stilin e tij unikal në studion e Big Brother VIP!

Alaudin Hamiti, moderator i njohur dhe tani prezantues i emisionit të njohur Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një foto të re në Instagram, ku është përshkruar…

Rina Balaj ndan disa momente private me Sin Boy

Rina dhe Sin Boy festojnë dyvjetorin e lindjes. Reperja Rina Balaj dhei dashuri i saj Sin Boy, sot festojnë dyvjetorin e lidhjes së tyre. Me këtë rast…

Bebe Rexha shfaq format perfekte në plazh, provokon me foton e fundit!

Bebe Rexha, këngëtarja me famë ndërkombëtare dhe ikona e modës, ka bërë përshtypje të madhe me postimin e saj të fundit në Instagram. Me një kostum bregdetar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *