Gjenerali i ushtrisë serbe: Provokimet nga Kosova kërcënojnë sigurinë, KFOR-i t’i mbrojë serbët

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, u takua sot në Kopaonik me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash.

Sipas njoftimit për media të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, gjenerali serb i ka thënë Ulutashit se “gjendja e sigurisë në Kosovë është e paqëndrueshme dhe e ndjeshme dhe se aktet provokative të njëanshme të Prishtinës përbëjnë kërcënim për sigurinë”. Ai kërkoi nga komandanti i KFOR-it që forcat ndërkombëtare të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe të parandalojnë me shpejtësi përpjekjet për të rrezikuar popullsinë serbe.

Mojsiloviq dhe Ulutash thuhet se kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin e tyre të deritanishëm dhe efektet e aktiviteteve të ndërmarra për monitorimin e situatës në terren dhe “parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës së sigurisë”.

Në bisedë, sipas njoftimit, u shpreh përkushtimi i ndërsjellë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe u theksua rëndësia e kontakteve në të gjitha nivelet ndërmjet Forcave të Armatosura të Serbisë dhe KFOR-it për veprime efektive parandaluese.

KFOR-i ndërkaq deklaroi se Ulutash dhe Mojsiloviq paraqitën pikëpamjet e tyre për situatën e sigurisë dhe ndikimin e saj në stabilitetin rajonal, si dhe për aktivitetet e bashkëpunimit, duke përfshirë patrullimet e sinkronizuara përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

Related Posts

Reagon edhe Kiara pas lajmeve për arrestimin e Luizit

Në media rozë dhe jo vetëm, po qarkullojnë aludime të ndryshme mbi arrestimin e Luiz Ejllit. Por, Kiara bashkëshortja e tij ka vendosur të ironizoj këto lajme…

CNN: Ka shume vdekje në Florida, shtëpitë e tyre me ta brenda u shkatërruan

Shumë njerëz kanë vdekur në kontenë St. Lucie si pasojë e stuhisë, tha Sherifi Keith Pearson për “CNN News Central”, megjithëse ai nuk mund të thoshte saktësisht…

Haradinaj: Kosova po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke thënë se vendi po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar, shkruan Insajderi. Ai theksoi se qeveria nuk…

Me lule në duar, momenti kur Jakup Krasniqi shkon te varri i vëllait të tij

Jakup Krasniqi, që po mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sot ka arritur në Negroc të komunës së Drenasit. Kjo pasi…

U dënua me 1 vit burg për mashtrim, reagon Luiz Ejlli

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, i cili fitoi zemrat e publikut si fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, duket se po i…

U përfol se ishte në lidhje me Bes Kallakun, reagon Efi Dhedhes

Efi Dhedhes ka dhënë një intervistë për emisionin “Pardon My French”, ku ka folur për jetën private dhe atë profesionale. Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *