E tmerrshme: Punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj denoncohet për sulm seksual ndaj disa nxënëseve

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumicën e rasteve viktima janë vajzat e mitura, të cilat nuk po kanë siguri askund dhe që kërkojnë mbrojtje dhe ndihmë nga Policia. Të tilla ngjarje bëhen edhe më shqetësuese kur ndodhin në institucione arsimore, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu dyshohet se ka ndodhur në shkollën fillore të mesme të ulët “Hajriz Muhadini” në fshatin Dremjak të Ferizajt, ku një punëtor teknik është denoncuar se ka sulmuar seksualisht disa nxënëse.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është një 53-vjeçar.

Pas denoncimit të rastit, në kuadër të veprimeve hetimore, viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre dhe kanë rrëfyer se si kishte ndodhur rasti.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Related Posts

“E kreva dënimin si zonjë”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, dhe kësaj teme nuk i…

Lumbardhi më në fund flet për Kaderin, ja çfarë i thotë

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe u…

Haradinaj ironizon me Qeverinë për mungesën e ushqimit në FSK: I kam ende gjallë dy kuzhinierë të Brigadës 131

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar me ironi ndaj qeverisë lidhur me situatën e krijuar nga mungesa e ushqimit për Forcën…

Alaudin Hamiti tregon stilin e tij unikal në studion e Big Brother VIP!

Alaudin Hamiti, moderator i njohur dhe tani prezantues i emisionit të njohur Big Brother VIP Kosova, ka publikuar një foto të re në Instagram, ku është përshkruar…

Rina Balaj ndan disa momente private me Sin Boy

Rina dhe Sin Boy festojnë dyvjetorin e lindjes. Reperja Rina Balaj dhei dashuri i saj Sin Boy, sot festojnë dyvjetorin e lidhjes së tyre. Me këtë rast…

Bebe Rexha shfaq format perfekte në plazh, provokon me foton e fundit!

Bebe Rexha, këngëtarja me famë ndërkombëtare dhe ikona e modës, ka bërë përshtypje të madhe me postimin e saj të fundit në Instagram. Me një kostum bregdetar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *