“Marrim 150 deri në 500 euro, paratë…”, DOSJA e ESKORTAVE nga Amerika Latine që ushtronin prostitucion në Durrës!

Vijnë si turiste por në shqipëri ushtrojnë prostitucion.

Është ky trendy gjithnjë e në rritje i vajzave nga amerika latine, azia e nacionalitete të tjera, që njihen si eskortat e seksit.

Në dosjen e rastit të fundit, ku në Durrës po hetohen dy venezueliane, një kolumbiane e një spanjolle.

4 shtetase të moshave nga 24 deri 46 vjeçe u proceduan pak ditë më parë për prostitucion nga policia e Durrësit.

Rasti u zbulua pas një konflikti me një të ri nga Shijaku, gjatë takimit për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se një prej vajzave të huaja akuzohet edhe për përshtatje të lokaleve për përdorim droge, pasi në banesën që kishin marrë me qira u gjet një sasi kokaine.

Ato do të hetohen në gjendje të lirë ndërsa prokuroria u ka sekuestruar pasaportat dhe një leje qëndrimi që kishte një prej shtetaseve, shkruan euronews.

Sipas dosjes hetimore, vajzat kanë dëshmuar se kanë mbërritur në Shqipëri më 5 shkurt të këtij viti, pranojnë faktin se ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës por janë të pavarura dhe nuk trysnohen apo menaxhohen nga askush.

Gjithashtu kanë deklaruar se paratë që fitojnë u’a dërgojnë familjeve të tyre.

Prokuroria ka verifikuar se në faqet e shumta online të eskortave të sekstit, ishin të hapura profile me fotot dhe kontaktet e shtetaseve të proceduara në gjendje të lirë.

Sipas këtyre faqeve në Shqipëri qarkullojnë qindra shtetase të nacionaliteteve të ndryshme, që ofrojnë shërbime seksuale, “in call” ose “aut call”, madje edhe nga azia e largët.

Ato hynë në Shqipëri si turiste dhe sipas hetimeve të ngjashme të policies, largohen nga vendi pas disa javësh.

Shërbimet seksuale që ofrohen variojnë nga 150 deri në 500 euro, në varësi të kohës dhe nëse shkon në banesën e eskortës apo ajo vjen ku dëshiron klienti.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *