DURRËS – Një adoleshente e zemëruar sajoi akuzën e incestit, beri denoncimin ne komisariat dhe çoi pas hekurave te atin. 48-vjeçari u arrestua nga policia e Kavajës, ndërsa këtë të premte doli për masën e sigurisë në Gjykatën e Durrësit.
Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e la në arrest me burg me kërkesë te prokurores, Oltiana Çifligu, pavarësisht se avokati Ilia Ilia paraqiti prova se 15-vjecarja është e virgjër dhe rrjedhimisht babai nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.
“Në seancë paraqita akt-ekspertimit mjeko-ligjor, nuk është e defloruar, nuk ka besueshmëri kallëzimi. Prokuroria thotë se s’ka mbërritur në prokurori zyrtarisht, nuk e kane administruar ende si provë”.