E rëndë në Tiranë, policja 21-vjeçare vetëvritet me armën e shërbimit! Shoqërohet i dashuri, dyshohet se patën debate

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një efektive është vetëvrarë me armën e shërbimit. Mësohet se është vetëvrarë policja 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.27 të 24 majit. 21-vjeçarja është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj në banesën në rrugën ‘Ali Demi’.

Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Motivet që e kanë shtyrë drejt aktit ekstrem janë ende të paqarta, por policia ka shoqëruar të dashurin e saj.

Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetri. Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. I riu pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja Aldorjana Loshi, 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5″, njofton policia.

Policia po kryhen veprime hetimore per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e efektives 21-vjeçare Aldorjana Loshi, që u vetëvra me armën e shërbimit në banesën e saj në rrugën Ali Demi pasditen e sotme.

Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. I riu pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë.

Related Posts

Lutfi Haziri befasoi live gruan, i dërgon dhuratën e papritur romantike

Mike Haziri ka qenë e ftuar në emisionin “Hambar” në Kanal10 dhe ka marrë një surprizë nga burri i saj. Gjatë transmetimit live ajo ka marrë lule…

Luizi u dënua me 1 vit burg, reagon Jul Deda: “Kriminelat…

“Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg”- është ky lajmi që prej dy ditësh vazhdon të komentohet në rrjet, teksa personazhe të ndryshëm kanë dhënë mendimin e…

Kjo është këngëtarja shqiptare e parë me famë ndërkombëtare e cila nuk zhvishet asnjëherë

Enisa Nikaj, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka fituar zemrat e miliona ndjekësve në mbarë botën jo vetëm me zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe me…

A pajtoheni ju me këtë deklarat të Feros?: Neve na lejohet t’i marrim katër gra

Ish-reperi Fero, i cili ka lënë muzikën për shkak se iu dedikua fesë, ka shprehur dëshirën për t’u martuar me më shumë se një grua. Në një…

Bardhi tregon se kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare

Bardhi ka rrëfyer se ka qenë në gjendje jo të mirë financiare. Ai tha se nuk ka qenë duke punuar për një kohë. Teksa tha se këngën…

Donaldi ia thej zemrën, Beatrix gjenë lumturin sërishtë

Beatrix Ramosaj, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka tërhequr sërish vëmendjen me një video të re, ku shihet mjaft e lumtur dhe e buzëqeshur,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *