Burri prezanton gruan me të dashurën, planifikohet edhe takimi me fëmijët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës. Dhurata raporton për “Aldo Morning Show”në Tv Klan se një burrë ka vendosur të prezantojë bashkëshorten me të dashurën. Ai ka dashur t’i vërë në dijeni të dyja për situatën. Bashkëshortja nuk ka ndërmend ta lërë, madje sipas Dhuratës, mund ta prezantojë vajzën tjetër me dy fëmijët e tyre.

Dhurata: Një zotëri ka përballur gruan dhe të dashurën e tij, i ka ulur në kafet’i ballafaqojë pasi gruaja bëhet shumë xheloze për të dashurën.

Aldo: Si t’i ballafaqojë?

Dhurata: Po, i ka thënë që…

Aldo: “Kjo është e dashura ime, kjo është gruaja ime, tani ndani sinoret”. Ua!

Dhurata: Ajo e dinte që ishte gruaja, por gruaja nuk e dinte më përpara për të ndërsa tani i ka ulur në kafe dhe i ka thënë që më mirë po ju mbaj të dyjave kështu lirshëm fare.

Aldo: I paska bërë nder të dyjave, kuptoj.

Dhurata: Të dyjave, çfarë thua? Gruaja e do shumë, nuk e lë, kështu me radhë edhe ajo tjetra po ashtu, edhe pse është disa vite më e vogël.

Aldo: Me ç’po shoh, të dyja mbushin mirë apo jo? Bravo!

Dhurata: Gjithsecili nga ne ka mendimin e vet, por e vërteta është te ndjenjat.

Aldo: Ke shumë të drejtë, këto ndjenjat na mbajnë. Tjetër?

Dhurata: Në përgjithësi po.

Aldo: Po kalamajtë e morën vesh apo jo?

Dhurata: Kanë dy kalamaj.

Aldo: Po pse s’i morën edhe kalamajtë, t’i kishte prezantuar me të dashurën?

Dhurata: Momentalisht nuk i ka prezantuar, por besoj që do t’i prezantojë nëna.

Aldo: E marr vesh. “Kjo të keqen mami është e dashura e babit, flitini rrugës, ta respektoni, ta doni” etj, e qartë./tvklan.al

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *