Krasniqi i kundërpërgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, pas deklaratës së këtij të fundit se Kurti po synon ta shkatërroj PDK-në.

Krasniqi tha se PDK-ja është duke funksionuar vetëm me agjendën e saj.

“Nuk jemi ne fëmijë me na mashtru Albini, në analiza është më ndryshe. Ne me zotërinë Haradinaj e kemi pasur edhe listën e përbashkët, nuk e kemi absorbu njëri-tjetrin,  ky prapë i ka votat e tij, PDK-ja i ka të vetat, e le më që nuk ka kurrfarë koalicioni. Te LDK-ja nuk i ka absorbu Kurti, por i ka absorbu Vjosa Osmani, sepse kandidatja e LDK-së, që e ka pasur rezultatin më të madh LDK-ja me të, ka shku ia ka udhëheqë listën Kurtit. Gjërat janë pak më të qarta dhe më të thjeshta dhe në fund të fundit më takon mua dhe lidershipit të PDK-së me i bajtë dertet e PDK-së dhe ne tjetër punë nuk kemi. Unë nuk i frikësohem Albin Kurtit bash hiç, as politikisht as në asnjë formë, jam ulë me Kurtin me e pru kërkesën time të zgjedhjeve”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

Tutje Krasniqi tha se PDK-së nuk i interesojnë arsyet e Kurtit për shkuarje të zgjedhje të parakohshme.

“Ne jemi në politikë, kemi lexime të caktuara të situatës, qëllime politike, veprime dhe nëse qëllimet politike të PDK-së të shprehura që 10 muaj e ca, sot vjen Albin Kurti, për arsye që mua nuk më interesojnë, dhe në një formë ose tjetër futet te ky qëllim thotë jam i gatshëm të shkoj në zgjedhje, ashtu siç ne kemi kërkuar qe 10 muaj unë nuk duhet me i ndryshu qëndrimet se frikësohem prej Albin Kurtit, se nuk frikësohem prej tij”, tha Krasniqi.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *