Plaçkitje si në filma në Pejë: Hajnat e sinjalizojnë 69-vjeçarin të ndalet, ia marrin veturën me para e dokumente

Hajnat në Kosovë përveç shtëpive, banesave e biznese të ndryshme që i kanë cak për t’i bërë qyl, shpeshherë arrijnë të vjedhin edhe automjete, t’i plaçkitin pronarët dhe të ‘kapin’ sado pak para e gjësende me vlerë. Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Radavc në Pejë, kur një qytetar u përballën me dy persona që ia morën veturën dhe krejt çka kishte.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë dhe kanë dhënë detaje nga denoncimi i një 69-vjeçari, i cili kishte marrë rrugën për njërën nga pikat kufitare.

Siç mëson Sinjali, bazuar në deklaratën e tij, dy persona me fillimisht i kërkuan që të ndalej, duke e sinjalizuar, çka e bëri viktimën që të mendonte se ishte Policia dhe veproi siç e urdhëruan.

Në momentin që 69-vjeçari ka zbatuar “urdhrin” e dy të dyshuarve, njëri prej tyre i ka kërkuar që të largohej nga vetura.

Sipas burimeve të Sinjalit, “kontrolli” në të vërtetë ishte plaçkitje, pasi njëri prej tyre e mori veturën dhe ia mbathi, teksa pas tij u zhduk edhe automjeti në të cilin ndodhej personi tjetër.

Në veturën e viktimës, sipas informacioneve të para, kanë qenë mijëra euro para të gatshme dhe stoli ari, si dhe dokumentet personale.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për identifikimin e personave të dyshuar.

.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *