Policia bastis dy lokacione – Katër të dyshuar mashtruan një person, ia morën 90 mijë euro

Policia ka bastisur dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë, pasi dyshohet se katër persona në bashkëkryerje, përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtarë, kanë mashtruar një person të cilës në emër të shitjes së një banese ia kanë marrë 90 mijë euro.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Sektori për Hetime Financiare më datën 23.05.2024 ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë bastisur dy lokacione një në Prishtinë dhe një në Gjakovë. Në këtë rast dyshohet, se personat e dyshuar D.D., m/k (viti I lindjes 1977), F.Z., f/k (viti I lindjes 1981), SH.H., m/k ( viti I lindjes 1979), dhe H.H., m/k (viti I lindjes 1965), në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona  zyrtar kanë mashtruar viktimën të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, i kanë marr shumën e parave në vlerën mbi 90,0000.00 euro.”

Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim.

“Personat e dyshuar D.D dhe F.Z me urdhër të prokurorit janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse personat SH.H dhe H.H jane vendosur në kërkim policor pasiqë për të njëjtit nuk është arritur të sigurohet prezenca për intervistim. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.”

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *