Për kapjen e Enver Sekiraqës, Policia kërkon ndihmë edhe nga qytetarët

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda në Policinë e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim publik në përpjekje për kapjen e Enver Sekiraqes, të cilin e kërkon Drejtoria në bazë të një autorizimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Policia ka publikuar një foton dhe detajet e Sekiraqes, i cili aktualisht është në arrati dhe i dënuar për veprën penale të “shtytjes në kryerjen e vrasjes së rëndë”, një krim i parashikuar nga neni 147, paragrafët 3 dhe 9, të lidhur me nenin 24 të Kodit Penal të Kosovës.

Të dhënat e personit të kërkuar janë si më poshtë:

Emri dhe mbiemri: Enver (Hamit) Sekiraqa

Data e lindjes: 18.11.1973

Adresa: Rruga “Gryka e Llapushnikut” numër 7, Prishtinë

Në njoftimin zyrtar, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë duke ndarë çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ata kanë edhe numra telefonikë dhe adresën elektronike të dispozicionit për çdo person që mund të kontribuojë në këtë proces.

Qytetarët mund të lajmërojnë Policinë e Kosovës direkt në numrin 192, të telefonojnë në qendrën e thirrjeve 038 550 999, ose të kontaktojnë nëpërmjet numrit falas dhe anonim 080019999. Gjithashtu, informatat mund të dërgohen në adresën elektronike info@kosovopolice.com.

Policia thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është jetik për sigurinë e komunitetit dhe garanton anonimitet dhe trajtimin e informacioneve në mënyrë konfidenciale.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *