U raportua si i dyshuar për plagosjen e trefishtë në Pejë, lajmërohet “Rusi”: S’kam gisht në plagosjen në Pejë, gjendem në Austri

Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet. Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur. Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Informacionet e para që janë trajtuar nga ana e Policisë ka qenë mundësia e përfshirjes së Aridian Maznikollit, i njohur si ‘Rusi’ në këtë rast.

Sinjali raportoi se i njëjti u trajtua fillimisht si person i dyshuar për plagosjen dhe nisi ndërmarrja e veprimeve të nevojshme për të konfirmuar palët e përfshira në incident.

Më pas, Sinjali gjithashtu raporton se personi për të cilën raportuan se èshtë i dyshuar, është lajmëruar në redaksinë e tyre ku është shfaqur edhe me pamje.

Siç raporton mediumi, ai ka deklaruar se nuk ka të bëjë asgjë me rastin që ka ndodhur dhe nuk ka gisht në plagosjen e personave në fjalë pasi nuk ndodhet fare në Kosovë.

Mes tjerash, Maznikolli e tregoi edhe pasaportën që e dëshmon se ka dalë nga Kosova para disa ditësh dhe tashmë ndodhet në Austri.

“Unë jom në Austri, që nja javë ditë. Informata pa lidhje. Është e faktuar kur kam dalë nga Kosova.” – tha Maznikolli për Sinjalin.

Ndërkohë, tre viktimat që u qëlluan me armë zjarri janë dërguar në QKUK dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *