Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka persona të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë pritet të dalë edhe Prokurori i Shtetit.
Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e gjarjes janë të gjitha njësitet kompentete”, tha Gashi për Periskopin.
Sinjali raporton se i dyshuari është Ardian Maznikolli, i cili njihet me nofkën ‘Rusi’.
Periskopi do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.