Sapo parkoi makinën, 33-vjeçari në Durrës qëllon me pistoletë djalin e xhaxhait

Eduart Buçeza është 24-vjeçari i plagosur mbrëmjen e kaluar në Durrës.

I riu sapo kishte parkuar makinën në oborrin e shtëpisë në Shënavlash, kur kushëriri i tij, Ilir Buçeza e plagosi me armë zjarri.

Ashtu siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, 33-vjeçari i afrohet qetësisht kushëririt të tij dhe e qëllon disa herë në këmbë. Pas kësaj ai largohet i qetë me makinën që kishte parkuar jashtë shtëpisë dhe arratiset.

Nga ana tjetër 24-vjeçari i plagosur ka shkuar vetë në spital për ndihmë mjekësore por ka refuzuar të japë detaje lidhur me shkaqet dhe vendin ku ishte plagosur.

Pas veprimeve hetimore të kryera, policia ka zbardhur itinerarin e lëvizjes së 24-vjeçarit dhe se mes tij e kushëririt të tij ka patur një debat për motive të dobëta.

Policia ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin Ilir Buçeza.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *