E RËNDË në Itali, shqiptari godet me çekiç në fytyrë gruan dhe i këput veshin me dhëmbë

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në San Mauro Pascoli.

Një 55-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi ishte shpallur në kërkim që me 25 Prill, kur qëlloi gruan me çekiç në kokë dhe sikur të mos mjaftonte e kafshoi dhe në vesh.

Madje duke i shkulur një pjesë të tij. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në San Mauro Pascoli.

Shqiptari është vënë në pranga më 19 Maj, por lajmi u bë me dije këtë të martë në mediat italiane. Ai akuzohet për dhunë në familje dhe tentativë vrasjeje.

Si ndodhi ngjarja

Policia italiane bën me dije se 55-vjeçari shqiptar ditën që do të kryente sulmin brutal ndaj gruas, ka pritur që vajza e tyre të dalë nga banesa. Pas një debati verbal ai ka marrë një çekiç dhe ka nisur ta sulmojë në fytyrë bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka nisur të bërtasë për ndihmë. Në këtë moment, që zhurmat të mos dëgjoheshin, shqiptari ngre zërin e televizorit.

Gruaja ka tentuar të largohet, por në këtë moment burri e ka kapur dhe e ka kafshuar në vesh. Për shkak të kafshimit të fortë, një pjesë e veshit është shkulur.

Gruaja mbeti e plagosur rëndë. Në momentin që flasim ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *