Pse nuk e ka pranuar ftesën e Robertit për të shkuar në emision? Ja si përgjigjet Nora Istrefi

E ftuar në një program televiziv, ku dha një intervistë si rrallëherë për karrierën dhe jetën private ishte Nora Istrefi.

Robert Berisha, ish-bashkëshorti i Norës ka qenë aktiv me mediat, duke folur për lidhjen e re, marrëdhënien me vajzën dhe bashkëprindërimin me Norën, ndryshe nga këngëtarja.

E pyetur për marrëdhënien me Robertin, ajo u shpreh se pas ndarjes raporti ka qenë i acaruar, por tani janë më bashkëpunues. Ajo tha se Roberti është një baba i përgjegjshëm dhe i përkushtuar.

“Në fillim, komunikimi ka qenë më i vështirë menjëherë pas ndarjes, por me kalimin e kohës relacioni është bërë shumë i mirë, bashkëpunues për vajzën, për Renee-në. Ndihmon aq sa ka mundësi, e merr vajzën shumë shpesh prej shkollës, sa herë që ka kohë e merre Renee-në, të dy e duam shumë dhe jemi shumë të lumtur që e kemi. Kaq. Jeta vazhdon. Ne jemi shumë të përkushtuar dhe ku është Renee, ne me vrap, jemi të dy shumë të përkushtuar dhe Roberti është tepër i përkushtuar dhe e do shumë vajzën. Jeta vazhdon siç thashë, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë, pas 14 vitesh, unë jam lidhur shumë herët me Robertin, e kam treguar edhe në intervista më herët. Jam e lumtur që e kemi Renee-në pas një lidhjeje të bukur, të gjatë që e kemi pasur dhe bëjmë gjithçka për të”, tha Nora.

Gjatë intervistës, u bënë edhe disa pyetje nga fansat. Një ndër to ishte dhe pyetja: “Kur do ta pranosh ftesën për tek emisioni i Robertit?’”

“Roberti e di që s’më pëlqejnë shumë intervistat prandaj s’ka dashur të më vërë në siklet, por pse jo, ndoshta edhe aty shkoj,” – u përgjigj më në fund Nora

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *